LAJMI I FUNDIT:

Ndahen pas gjashtë viteve martesë Shakira dhe Gerard Pique?! (Foto)

Ndahen pas gjashtë viteve martesë Shakira dhe Gerard Pique?! (Foto)

Shakira dhe i dashuri i saj futbollist Gerard Pique po flitet se janë ndarë përfundimisht!

Sipas raportimeve të fundit, thuhet se futbollisti nuk jeton më me këngëtaren Shakira, gjë që nxit spekulimet për ndarjen e tyre, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

“Është diçka serioze dhe ka qenë Shakira ajo që e ka marrë këtë vendim”, tha një burim për faqen e internetit spanjolle Cotilleo.


Shakira tradhton Piquen me një 22-vjeçar, ai ishte pjesë e klipit të këngëtares (Foto/Video)
Lexo po ashtu Shakira tradhton Piquen me një 22-vjeçar, ai ishte pjesë e klipit të këngëtares (Foto/Video)

Burimi shtoi se këngëtarja Shakira, e cila ka dy djem të rinj me futbollistin e saj spanjoll, dhe me të cilin është e martuar prej gjashtë vitesh, “nuk mund të përballonte më situatën”.

Këngëtarja Shakira dhe Gerard Pique

Kjo temë mbi ndarjen e çiftit ka qenë më e përfolura brenda këtyre ditëve në mediat spanjolle dhe ato kolumbiane.

Çifti u pa së fundmi së bashku në Argjentinë në qershor, në dasmën e ish-bashkëlojtarit të Barcelonës, Lionel Messi dhe Antonella Roccuzzos.

Pique dhe Ramos i hyjnë biznesit së bashku
Lexo po ashtu Pique dhe Ramos i hyjnë biznesit së bashku

Shakira, 40 vjeçe, ka dy djem me futbollistin 30 vjeçar: Milanin që është katër vjeç dhe dyvjeçarin Sasha.

Kjo ishte hera e fundit që Shakira dhe Pique u panë bashkë në dasmën e Lionel Messit dhe Antonella Roccuzzos

Ndarja e raportuar vjen në mes të problemeve profesionale për Gerardin, i cili u ballafaqua nga tifozët kur ai doli për ekipin kombëtar spanjoll të hënën.

Reagimi negativ erdhi pasi sportisti i lindur në Barcelonë shkroi mbështetjen e tij për pavarësinë katalanase, pas referendumit të diskutueshëm këtë javë.

Shakira

Këngëtarja e hitit “Hips don’t lie” më parë vlerësonte te Pique faktin se ai ishte një prind i shkëlqyer, duke pretenduar se ai është ‘mbështetja më e madhe’ e saj kur është fjala për rritjen e fëmijëve të tyre.

Ajo tha: “Ai ka këmbët e tij në tokë dhe është shumë praktik në zgjidhjen e problemeve. Kur të theksoj se si të organizoj gjërat, ai më ndihmon të vendosë gjithçka në perspektivë”.

“Dhe ai është mbështetja ime më e madhe. Ne jemi të dy prindër shumë të dobishëm, kështu që kurrë nuk ndihemi sikur njëri mban të gjithë ngarkesën. Ai ndoshta i lejon fëmijët të kenë një çokollatë pak më shumë sesa do të doja”, kishte thënë këngëtarja.

Ndryshe, ata të dy nuk kanë dalë ende me një deklaratë zyrtare lidhur me këtë ngjarje. /Telegrafi/

Shakira dhe Pique me fëmijët e tyre

Në trend Magazina

Më shumë
Driloni-Edit në BBVK: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty

Driloni-Edit në BBVK: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty

Magazina
“Sa e turpshme” - Aktorja që bëri stërvitje gjatë fluturimit kritikohet nga shumë fansa

“Sa e turpshme” - Aktorja që bëri stërvitje gjatë fluturimit kritikohet nga shumë fansa

Magazina
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Habit moderatori Ronaldo Sharka: Jam në ditët e mia të ciklit menstrual, edhe meshkujt përjetojnë të njëjtat simptoma

Habit moderatori Ronaldo Sharka: Jam në ditët e mia të ciklit menstrual, edhe meshkujt përjetojnë të njëjtat simptoma

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Kalo në kategori