LAJMI I FUNDIT:

SHBA do të përfshihet në dialogun Kosovë – Serbi

SHBA do të përfshihet në dialogun Kosovë – Serbi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë duke e shqyrtuar mundësinë se si të ofrohet përkrahje më e fuqishme në procesin e dialogut që po zhvillohet mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.

Kështu ka bërë të ditur Ambasada Amerikane në Prishtinë pas kërkesës që presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ia ka bërë SHBA-së për përfshirjen në dialog, i cili ka theksuar se përfshirja direkte e SHBA-së në këtë fazë përfundimtare është e domosdoshme për të siguruar një marrëveshje të pranueshme dhe të zbatueshme për të dyja palët, shkruan gazeta “Zëri” .

Ndërkaq, njohësit e çështjeve ndërkombëtare pjesëmarrjen e SHBA-së në dialog e kanë cilësuar tejet të rëndësishme, e cila do ta ndihmonte çuarjen e dialogut në fazën përfundimtare.


Ndërkohë, në fazën e ardhshme të dialogut me Serbinë përveç SHBA-së pritet të përfshihen edhe Gjermania (në emër të Bashkimit Evropian) dhe Rusia, pjesëmarrja e së cilës ende nuk është zyrtarizuar