LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, incidentet në fushatat elektorale sa vijnë e shtohen

Maqedoni, incidentet në fushatat elektorale sa vijnë e shtohen

Pjesa e parë e fushatës ishte e qetë por me të afruar dita e zgjedhjeve incidentet me prapavijë politike sa vijnë e shtohen. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme janë paraqitur dy raste të reja të kërcënimeve dhe tentim sulmeve, që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore.

”Kandidati për kryetarë Komunë të Sarajit nga Lëvizja Besa ka paraqitur kërcënimin që e ka marr në telefon. Ai ka kërkuar mbështetje nga forcat e rendit në tubimin që kishte paraparë të mbahet. Ky tubim kaloi pa incident. Gjithashtu rreth orës 22:00 është arrestuar personi me iniciale R.R. i cili ka spërkatur me perper-spray në drejtim të binës, ku po fliste kryetari i OBRM-PDUKM-së Nikolla Gruevski. Kundër të njëjtit do të ngrihet akuzë për prishje të rendit dhe qetësisë publike” thuhet në kumtesën e ministrisë së Punëve të Brendshme.

Kërcënimet dhe fyerjet në fushatë, nga Lëvizja Besa i quajnë si tentim për të penguar zhvillimin e aktiviteteve zgjedhore.


”Duke pasur parasysh se gjendemi në fushatë zgjedhore motivet dihet cilat janë, janë motive politike dhe kur e shohin mbështetjen e madhe që kandidati ynë e gëzon në terem mundohen në çdo variant ta ndalojnë hovin e Besës që e ka marr në Komunën e Sarajit” deklaroi Faton Fazliu, Lëvizja Besa.

Ndërkaq forcat e rendit kanë arrestuar mbrëmë një person i cili ka tentuar të të ngjitet në binën ku po fliste kryetari i OBRM-PDUKM-së Nikolla Gruevskin. Nga OBRM-PDUKM-ja sot nuk deshën të komentojnë rastin në fjalë.

Si pjesë e incidenteve në fushatë, është edhe rrahja e kandidatit për kryetarë komune të Shuto Orizares, Elvis Bajrami, me ç’rast organet e rendit kanë marrë në pyetje 5 persona të dyshuar. Ndërkaq kandidati i pavarur për këshilltarë në Kërçovë dje ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra, por sipas Prokurorisë së Gostivarit, vrasja ka ndodhur për arsye personale. Gjatë kësaj kohe janë paraqitur edhe disa raste te thyerjeve të shtabeve partiake. Kundër kësaj dukurie ka reaguar Komisioni Shtetërorë Zgjedhor dhe organizata qytetare MOST duke bërë thirrje për zgjedhje fer, të lira dhe demokratike.

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
​Reshjet e borës, vështirësohet qarkullimi i automjeteve në rrugë

​Reshjet e borës, vështirësohet qarkullimi i automjeteve në rrugë

Lajme
“Mbajeni distancën e sigurisë mes mjeteve”, Policia e Kosovës bën apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë

“Mbajeni distancën e sigurisë mes mjeteve”, Policia e Kosovës bën apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë

Lajme
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
“S’po punon mirë me pensionistët”, Rama i përgjigjet qytetarit: Realizuam reformën e pensioneve, do japim dy bonuse në vit

“S’po punon mirë me pensionistët”, Rama i përgjigjet qytetarit: Realizuam reformën e pensioneve, do japim dy bonuse në vit

Lajme
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej nga autoritetet polake

Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej nga autoritetet polake

Kronika e Zezë
Kalo në kategori