LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kosova e gatshme të respektojë të drejtat e komunitetit LGBTI

Haradinaj: Kosova e gatshme të respektojë të drejtat e komunitetit LGBTI

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Javës së Krenarisë, në kuadër të së cilës për herë të parë në Kosovë do të mbahet Parada e Krenarisë.

Kryeministri Haradinaj me këtë rast shprehu edhe njëherë zotimin e institucioneve të Kosovës për të mbrojtur të drejtat e këtij komuniteti. Kryeministri tha se organizimi i Paradës së Krenarisë për herë të parë, tregon përkushtimin që ka Kosova për të respektuar të drejtat e komunitetit LGBTI .


“Kjo do të thotë shumë edhe për vetë specifikat që i ka vendi ynë, shoqëria jonë, por kjo e vërteton edhe një guxim tonin, edhe qytetar, edhe shoqëror por edhe institucional, që atë që ne e kemi deklaruar me Kushtetutë, se ne do t’i respektojmë të drejtat e të gjithëve pa dallim, dhe të gjitha liritë njerëzore janë të respektuara. Kosova është e gatshme të respektoj të drejtat e komunitetit LGBTI në Kosovë, dhe njëkohësisht të mundësoj një barazi dhe liri njerëzore, liri të zgjedhjes, në bazë të përcaktimit të secilit dhe secilës”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Përfaqësuesi i Organizatave Joqeveritare të cilat merren me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komunitetit LGBTI,  Agim Margilaj, ka përmendur legjislacionin e mirë që ka Kosova në këtë fushë.

“Gjatë shumë viteve kemi punuar fuqishëm dhe me ngulm për të avancuar të drejtat e komunitetit LGBTI në Kosovë, si të drejta themelore që janë të garantuara me Kushtetutë dhe legjislacionin në Kosovë.  Konsiderojmë se Republika e Kosovës ka një legjislacion ndër më të avancuarit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, një legjislacion që është në harmoni me legjislacionin e Bashkimit Evropian” tha ai.

Margilaj ka përmendur Planin Kombëtar të Veprimit për të drejtat e Komunitetit LGBTI, e hartuar nga Grupi i Këshillëdhënës dhe Koordinues për të Drejtat e Grupit LGBTI, si njërën prej praktikave të veçanta, që nuk ekziston në vendet tjera të rajonit.

Parada e Krenarisë, me moton “Në emër të dashurisë”,  do të organizohet të martën më 10 tetor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori