Çështjet e zemrës janë shumë delikate dhe çdo person reagon në mënyrën e vet, por yjet kanë si gjithmonë ndikimin e tyre.
Ndjenjat janë gjithmonë intriguese dhe misterioze: të gjithë janë interesant kur përfshihen nga ndjenjat në çfarëdo lloj moshe. Ndodh që kur jemi të dashuruar nxjerrim anën tonë më të mirë. Po kur ndahemi, si reagojmë?
Horoskopi na zbulon se cilat janë sjelljet më të predispozuara duke u bazuar në shenjën tonë të zodiakut. Të kërkosh mbështetje tek yjet mund të jetë një mënyrë e dobishme dhe e vlefshme për të shpresuar sërish dhe për të buzëqeshur pas mbylljes së një historie të rëndësishme.
DASHI – Për ju fundi i një dashurie është si fundi i një beteje. Por edhe në qoftë se humb, je i sigurt që ke dhënë maksimumin për të mbajtur gjallë pasionin. Nëse vendimi për t’i dhënë fund nuk ka qenë i yti, mund të përpiqesh të rikuperosh raportin edhe kur duket që nuk ka më shpresa. Në përgjithësi nuk të intereson të mbash raporte të mira me dikë që je ndarë: ke nevojë për pak kohë për të rifituar energjinë e humbur dhe për të nisur një histori të re dhe pasionante.
DEMI – Për ju kur merr fund një marrëdhënie, hapen dy skenarë: në qoftë se vendimi për t’i dhënë fund është marrë nga ju, do të thotë se ka qenë diçka e menduar mirë. Nuk ke mëdyshje dhe tregon vendosmëri në zgjedhjen tënde. Nëse vendimi është marrë nga personi në krah, mund të kaloni një periudhë obsesioni dhe bëni skena xhelozie të tmerrshme që konkurrojnë me Otellon. Nuk të pëlqejnë ndryshimet dhe të marrësh veten pasi ke humbur një pikë referimi, të duhet shumë kohë.
BINJAKËT – Nulkështë e lehtë për ju t’i jepni fund një marrëdhënieje dhe në shumicën e rasteve largohesh ose gjen një mënyrë që personi që kishit në krah të kuptojë që mendimet dhe vëmendja juaj janë kthyer diku tjetër. Në pamje të jashtme duket që nuk të bën shumë përshtypje që mori fund, por në të vërtetë vuan shumë dhe të vijnë një mijë mendime në kokë duke kërkuar të gjesh përse ndodhi. Megjithatë e merrni veten shpejt. Nëse në të ardhmen të kthehet dëshira për të shikuar ndonjë ish të dashur, nuk heziton ta propozosh, edhe pse përfundoi shumë keq.
GAFORRJA – Përfundimi i një historie dashurie për ju është një tragjedi e vërtetë. Ti mendon gjithmonë që personi që ke krah do të jetë personi, me të cilin do të martohesh dhe të krijosh familje. Vetëm mendimi që gjithçka mund të marrë fund të trishton dhe të bën të derdhësh lot. Reagimi juaj zakonisht është pesimist: imagjinon vetminë në të ardhmen. Por pas njëfarë kohe, shpresa rikthehet. Ajo që nuk merr fund është zemërimi ndaj atij, që të ka lënë pa menduar për dhimbjen që do të të shkaktonte.
LUANI – Ndonjëherë krenaria juaj është më e fortë se dashuria dhe kur lëndohesh, shkëput çdo gjë me shkaktarin e vuajtjes tënde. Nuk turpërohesh të tregosh plagët e tua që janë shenjë e dashurisë dhe e ndjenjave. Por ju e dini se këto plagë do të transformohen në shenja të padukshme që do të kontribuojnë në unitetin dhe bukurinë tuaj. Nuk dëshiron të mbash raporte miqësie: do të dukej si diçka e pavërtetë. Për ju ndjenja e vërtetë nuk vdes kurrë.
VIRGJËRESHA – Përpos asaj që dukesh, jeni një person shumë i brishtë dhe kur i jep fund një dashurie, vuan shumë (është shumë e vështirë për ty të dashurohesh dhe pastaj të ndahesh). Megjithatë, racionaliteti juaj nuk ju braktis dhe sidomos në fund të një martese. Di t’i bësh mirë llogaritë e tua për të marrë para nga ai që guxoi të tejkalojë kufijtë pa ju respektuar siç do të donit. Nuk dëshpërohesh dhe preferon që plagët t’i shërosh në vetmi dhe në heshtje.
PESHORJA – Ju nuk gjeni kohën për të mbyllur një histori , pasi keni një tjetër gati për të filluar, duke ju përfshirë plotësisht. Nuk e do vetminë, madje edhe kur je në çift, ke persona me të cilët flirton. Për ju është e natyrshme që një histori të marrë fund madje në shumë raste ju vazhdoni të mbani raporte miqësore, shpesh duke shkaktuar skena xhelozie në lidhjen tënde të “re”. Gjëja më e vështirë për ju është të merrni një vendim, edhe kur e di që dashuria ka mbaruar, nuk e merr dot guximin t’i japësh fund.
AKREPI – Sapo i jep fund një dashurie, personi që dashuroje kthehet në armikun tënd më të madh dhe kërkon të gjesh gjithçka që ka bërë gabim dhe që ju detyroi t’i jepnit fund. Nëse historia që përjetuat ka qenë shumë intensive, e ke të vështirë ta pranosh që ai ju la, vuan shumë dhe përpiqesh të hakmerresh në të gjithë mënyrat e mundshme. Përgjithësisht je mizore, nëse fundi i kësaj dashurie ka qenë vendim i yti, sepse mendon se përgjegjësia nuk është e jotja. Përdor ndjenjën e fajit për të ndëshkuar ata që nuk ju duan më.
SHIGJETARI – Mendon që je një person i mirë dhe përpiqesh t’i japësh fund me shumë klas një historie. Megjithatë kjo jo gjithmonë është e mundur, sepse duke qenë një shenjë e zjarrit, humb shumë lehtë arsyen në çështjet e zemrës. Zemërimi ndaj atij që të ka lënë është i pashmangshëm, por nuk zgjat shumë. Zënkat bëhen rutinë disa ditë pas ndarjes. Por e rëndësishme është të gjesh përsëri buzëqeshjen dhe t’i japësh vetes mundësi për një histori tjetër.
BRICJAPI – Zakonisht je ti që e merr vendimin për t’i dhënë fund një historie. Ndonjëherë e bën për nevoja të punës dhe në këtë rast, nuk ka asgjë që t’ju bëjë të rimendoni sepse i keni bërë vlerësimet tuaja me saktësi. Por mund të ndodhë që mund të dashuroheni me të vërtetë dhe në këtë rast fundi i një dashurie përjetohet me shumë dhimbje. Përpiqesh t’i fshehësh emocionet dhe të thuash që je në rregull, por thellë në sytë e tu mund të shihet gjithë trishtimi yt.
UJORI – Ndodh që akoma pa e kuptuar që një histori ka filluar, vëren që ajo mori fund. Ju, me pak fjalë, nuk i doni lidhjet, kufizimet dhe zinxhirët, por në të vërtetë e keni shumë të vështirë të largoheni nga personi që keni dashur, edhe pse nuk e kishit zyrtarizuar lidhjen. Dhe për këtë arsye përpiqesh të mbash një raport miqësor edhe pas ndarjes. Por mbani mend që të shkoni në shtrat bashkë nuk ka të bëjë me të qenit miq.
PESHQIT – Për persona si ju, që doni të krijoni marrëdhënie simbiotike me të dashurit është shumë e vështirë të largohesh. Nëse një histori merr fund, zakonisht e kupton shumë kohë më parë. Intuita juaj shpesh bie ndesh me dëshirën tuaj për të vazhduar edhe dashuri të pamundura. Ankesat tuaja vazhdojnë edhe pas ndarjes, duke i përkeqësuar shpesh situatat që mund të mbylleshin në mënyrë më paqësore. Në rast tradhtie, e gjithë bota duhet ta marrë vesh se sa mashtrues ishte i dashuri juaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Një teknikë për orgazma të shumëfishta që pakkush e di: Gjithmonë do të dëshironi më shumë, më shumë, dhe më shumë...
Mund ta zgjidhni pa u nevrikosur? Kjo është një enigmë me nënë e bijë!
Partnerët më besnikë janë të lindur në tre shenja të zodiakut
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje