LAJMI I FUNDIT:

BIK-u dhe Ipeshkvia tregojnë nëse do të marrin pjesë në paradën e LGBTI

BIK-u dhe Ipeshkvia tregojnë nëse do të marrin pjesë në paradën e LGBTI

“Në emër të dashnisë”, është Parada e Parë e Krenarisë në Kosovë për komunitetin LGBTI dhe përkrahësve të tyre, që do të mbahet më 10 tetor në sheshin Skënderbeu. Sipas matjeve të Institutit Nacional Demokratik, Kosova del të jetë vendi më homofobik në rajon dhe kjo paradë është një sprovë për të treguar se sa tolerant është vendi ndaj orientimeve të ndryshme seksuale.

Gazeta Express ka kontaktuar Bashkësinë Islame dhe Ipeshkvinë e Kosovës për të marrë vesh nëse të martën do të jenë në sheshet e Prishtinës përkrah këtyre komuniteteve.

Për herë të parë në rrugët e Prishtinës pritet të defilojnë publikisht burra dhe gra që kanë përcaktim seksual ndryshe nga shumica e popullatës. Në çdo vend të Evropës krijohet një nervozë sa herë që shfaqën publikisht komuniteti LGBTI. Një gjë e tillë vlen posaçërisht për vendet e Ballkanit.


Pro, si do ta kalojë Kosova këtë test?

Reagimet e para nuk ishin të mira. Deputeti i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, në një postim në Facebook ka bërë thirrje që një paradë e tillë të mos ndodhë.

Sabri Bajgora nga Bashkësia Islame ka thënë se BIK nuk ka marrë ndonjë ftesë për të marrë pjesë në paradën e Krenarisë, duke mos komentuar asgjë tjetër rreth kësaj ngjarjeje. Gazeta Express ka kontaktuar edhe me Ipeshkëvinë e Kosovës, të cilët kanë dhënë përgjigje të njëjtë me BIK-un që nuk kanë marrë ndonjë ftesë, por kanë refuzuar të përgjigjen se a do të merrnin pjesë në një aktivitet të tillë, nëse ftohen.

Edhe pse shteti i Kosovës, juridikisht, u lejon çdo të drejtë dhe martesat e personave të gjinisë së njëjtë, krejt këtë rehati komuniteti LGTBI nuk e ka në aktivitetet e tyre, nga personat që e konsiderojnë se po e mbrojnë ‘moralin’ njerëzor, e që, sipas tyre, orientimet e ndryshme seksuale bien ndesh me të.

Kur organizatorët e parades së të martës njoftuan për këtë ngjarje, ata kërkuan përkrahje nga qytetarët dhe nga institucionet shtetërorë për parandalimin e dhunës ndaj komunitetit LGBTI dhe ofrimin e shërbimeve në mbrojtjen dhe mirëqenien e viktimave.

“Komuniteti LGBTI ashtu si edhe gjithë shoqëria mund të duan dhe të dashurojnë, si dhe largimin e paragjykimeve që shoqëria kosovare i ka për komunitetin”, thuhet në kumtesën e organizatorëve të Paradës së Krenarisë.

Përveçse Kosova prin në listën e vendeve homofobe në rajon, se aktivitetet e komuniteteve nuk janë të sigurta dëshmojnë edhe sulmet në Sallën e Kuqe në vitin 2012 ndaj stafit dhe të pranishmëve të tjerë në natën e lansimit të edicionit “Seks” të revistës Kosova 2.0, e cila, ndër të tjera fliste për edukatën seksuale dhe për jetën e komunitetit LGBTI. Pikërisht ndaj këtyre të fundit pati reagime të ashpra nga ekstremistët fetarë dhe nga tifogrupi Plisat, të cilët edhe sulmuan sallën në natën kur po mbahej organizimi.

Për të mos u përsëritur diçka e tillë, policia thotë se është në kontakt të vazhdueshëm me organizatorët e Paradës dhe se do të ndërmarrë të gjitha masat, që siguria të jetë në nivel, në mënyrë që të pranishmit në paradë të jenë të sigurt.

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori