LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa reagon ndaj kërcënimeve të kandidatit të saj për kryetar në Saraj

Lëvizja Besa reagon ndaj kërcënimeve të kandidatit të saj për kryetar në Saraj

Lëvizja Besa përmes një kumtese për media ka reaguar ndaj kërcënimeve të kandidatit të saj në Komunën e Sarajit, Bashkim Bakiu.

Nga partia opozitare thonë se nuk frikësohen nga këto kërcënime, pasi siç thonë kanë përkrahjen e shqiptarëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Këto kërcënime nuk na frikojnë, e as nuk na zmbrapsin në arritjen e synimit tonë, sepse ne kemi përkrahjen e shqiptarëve. Koha e kërcënimeve të këtilla ka perënduar, në momentin që është përgjysmuar forca e partive që kanë promovuar fushatë me kërcënime dhe incidente. Vlerësojmë se ky paraqet tentim të dështuar për të krijuar terren për dhunë parazgjedhore. Shqiptarët janë ngopur nga dhuna dhe parregullsitë zgjedhore, prandaj me dalje masive në zgjedhje, do të parandalojnë çdo tentim për parregullsi, nga kushdo qoftë i stimuluar”, thonë nga Lëvizja Besa.


Nga kjo parti ju bëjnë thirrje organeve kompetente të reagojnë menjëherë, kurse përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare të jenë vigjilent në funksion të angazhimit të tyre./Telegrafi/

Kërcënohet për vdekje Bakiu, kandidati i Lëvizjes Besa në Saraj (Video)
Lexo po ashtu Kërcënohet për vdekje Bakiu, kandidati i Lëvizjes Besa në Saraj (Video)

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori