LAJMI I FUNDIT:

Një portret familjar i këngëtares Alma Bektashi (Foto)

Një portret familjar i këngëtares Alma Bektashi (Foto)

Këngëtarja e njohur e skenës Alma Bektashi është shquar gjithmonë për karakterin e saj interesant skenik.

Për vite me radhë ka qenë shumë aktive me në tregun muzikor, ndërsa viteve të fundit e kemi parë më shumë në rolin e gjyqtares.


Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Alma ka qenë në karrigen e “The Voice of Albania” për pesë vite me radhë, ndërsa tani është shkëputur nga ky spektakël.

Alma Bektashi ka qenë plot pesë herë pjesë e jurisë së “The Voice of Albania”

Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur nga miqtë e saj në rrjetet sociale, dhe ndan herë pas here me ta imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, këngëtarja ka treguar se bashkë me familjen e saj kanë vendosur të vizitojnë qytetin e Romës, për të kaluar disa ditë të mira pushimi.

Me pamje nga bregdeti i Pargas, Alma Bektashi mahnit me stilin dhe elegancën e saj (Foto)
Lexo po ashtu Me pamje nga bregdeti i Pargas, Alma Bektashi mahnit me stilin dhe elegancën e saj (Foto)

Në një portret familjar të publikuar në llogarinë personale në Instagram, Alma i prezanton fansat me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj, të cilët kanë pozuar para “Colosseumit”.

“Me dashurinë e shpirtit”, ka shkruar ajo përbri fotografisë, me çka ka treguar se ka kaluar momentet më të bukura në kryeqytetin italian. /Telegrafi/

Me dashnite e shpirtit ❤️

A post shared by @almabektashi on Oct 6, 2017 at 12:32am PDT