LAJMI I FUNDIT:

Studimi i ri zbulon cilët i preferojnë prindërit më shumë: djemtë apo vajzat

Studimi i ri zbulon cilët i preferojnë prindërit më shumë: djemtë apo vajzat

Një studim i ri nga Shkolla Rutgers e Biznesit ka kryer hulumtime të ndryshme për të kuptuar nëse është e vërtetë se nënat i favorizojnë vajzat dhe baballarët i favorizojnë djemtë.

Me publikimin e zbulimeve të tyre në ‘Journal of Consumer Psychology’, Rutgers ka treguar se prindërit vërtet kanë tendenca ta favorizojnë fëmijën e të njëjtës gjini me ta, e ky favorizim ndodh në veçanti në një aspekt të rëndësishëm: në para, transmeton Telegrafi.


Edhe pse mbi 90 për qind të prindërve të anketuar nga profesorët e Rutgers kishin pohuar se nuk e favorizojnë asnjërin fëmijë më shumë se tjetrin, sa i përket çështjeve financiare duket se ekzistojnë favorizime të ndryshme.

Sipas rezultate të katër eksperimenteve të ndryshme, të kryera në kultura të ndryshme, nënat janë më të prira të investojnë më shumë para në vajzat e tyre, njëjtë sikurse baballarët që janë më të prirë të investojnë më shumë në djemtë e tyre.

Hulumtuesit gjithashtu kanë treguar se ky favorizim ndodh edhe në vende të punës. Pra, nëse një femër është përgjegjëse për ngritjen në pozitë të dikujt, ajo më para e zgjedhë një femër tjetër sesa një mashkull, dhe e njëjta ndodh edhe kur meshkujt janë vendimmarrës. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Megan Fox ndryshon sërish ngjyrën e flokëve

Megan Fox ndryshon sërish ngjyrën e flokëve

Flokë dhe stil
Çfarë më pret kur të lind trenjakë: Shtatzënitë e shumëfishta zgjasin më pak dhe pothuajse gjithmonë bëhet prerja cezariane

Çfarë më pret kur të lind trenjakë: Shtatzënitë e shumëfishta zgjasin më pak dhe pothuajse gjithmonë bëhet prerja cezariane

Shtatzëna
Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Në çift
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Kalo në kategori