Farat e kungullit, përveç se të shijshme, janë edhe të mbushura me plot vlera ushqyese
Një ndër frutat i cili karakterizon këtë stinë përmban farat të cilat shumica prej nesh i konsumojmë.
Farat e kungullit janë mjaft ushqyese, dhe të paketuara me një shumëllojshmëri të gjerë të lëndëve ushqyese që variojnë nga magnezi dhe zinku, e deri te proteinat, transmeton Telegrafi.
Më poshtë i keni disa nga vlerat kryesore ushqyese të cilat i marrim me konsumimin e farave të kungullit:
Fibrat
Për shkak se këto janë fara me përmbajtje të lartë të fibrave, përmes tyre rritni marrjen e fibrave, duke ju ndihmuar të arrini shumën ideale prej 50 gramësh për 1,000 kalori të konsumuara.
Magnez
Një e katërta e një filxhani me fara të kungujve përmban gati gjysmën e sasisë së rekomanduar ditore të magnezit, i cili merr pjesë në një gamë të gjerë funksionesh fiziologjike të rëndësishme, duke përfshirë krijimin e ATP (trifosfati i adenozinës, molekulat energjetike të trupit tuaj), sinteza e ARN dhe ADN, pompimin e zemrës tuaj, formimin e duhur të kockave dhe dhëmbëve, relaksimin e enëve të gjakut dhe funksionin e duhur të zorrëve.
Zink
Farat e kungullit janë një burim i pasur zinku i cili është i rëndësishëm për trupin tuaj në shumë mënyra, duke përfshirë imunitetin, rritjen e qelizave dhe ndarjen, gjumin, humorin, shqisat tuaja të shijes dhe aromës, shëndetin e syve dhe të lëkurës, rregullimin e insulinës. Mungesa e zinkut shoqërohet me ftohjet dhe gripin e rritur, lodhjen kronike, depresionin, aknet, foshnjat me peshë të ulët në lindje, problemet e të mësuarit dhe performancën e dobët të fëmijëve në mesin e të tjerëve
Omega-3
Arra dhe fara të papërpunuara, duke përfshirë farat e kungullit, janë një nga burimet më të mira të omega-3 të bazuara në bimë (acid alfa-linolenik ose ALA). Ne të gjithë kemi nevojë për ALA, megjithatë, ALA duhet të konvertohet nga trupi juaj në yndyra shumë më të domosdoshme omega-3 EPA dhe DHA – nga një enzimë në të cilën shumica e madhe e nesh kanë dëmtuar nga nivelet e larta të insulinës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur