Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar se kreditë e sektorit bankar vazhduan ecurinë pozitive të rritjes për të katërtin vit me radhë, duke shënuar një rritje vjetore prej 10 për qind në qershor 2017.
“Vlera e gjithsej kredive arriti në 2.39 miliardë euro në periudhën raportuese, kryesisht si rezultat i ofertës së lehtësuar kredituese”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.
Sipas BQK-së, stoku i kredive ndaj ekonomive familjare vazhdon të jetë kategoria me normën më të lartë të rritjes në gjashtë vitet e fundit.
“Në qershor 2017, kjo kategori shënoi rritje vjetore prej 12.5 për qind. Ndërsa, kreditë e reja të lëshuara për ekonomitë familjare u karakterizuan me ngadalësim të rritjes. Këto kredi shënuan rritje vjetore prej 2.3 për qind në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017 (18.7 për qind në periudhën e njëjtë të vitit 2016). Ngadalësimi i rritjes së kredive të reja për ekonomitë familjare u ndikuar kryesisht nga zvogëlimi i portofolit të kredive të reja konsumuese. Kreditë ndaj ndërmarrjeve përshpejtuan ritmin e rritjes në periudhën raportuese. Kreditë e reja të lëshuara për ndërmarrje shënuan rritje të theksuar gjatë kësaj periudhe (29.5 për qind) kundrejt rënies vjetore me të cilën u karakterizuan në vitin paraprak (17.4 për qind). Rritja e theksuar e kredive të reja për ndërmarrje ishte kryesisht rezultat i rritjes së kredive të reja investuese dhe jo-investuese, kryesisht të destinuara për sektorin e industrisë dhe të shërbimeve”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, raporton RTKlive. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit