LAJMI I FUNDIT:

Bugajski: Mos ratifikimi demarkacionit, me pasoja të mëdha për Kosovën

Bugajski: Mos ratifikimi demarkacionit, me pasoja të mëdha për Kosovën

Për demarkacionin dhe proceset e tjera integruese të Kosovës ka folur analisti i politikave ndërkombëtare nga Uashingtoni, Janusz Bugajski.

Ai ka deklaruar se institucionet dhe Kuvendi i Kosovës duhet sa më shpejt ta përfundojnë çështjen e demarkimit të kufirit me Malin e Zi, pasi sipas tij, çdo vonesë do të ketë pasoja për të ardhmen e vendit dhe për proceset integruese.

“Demarkacioni duhet të kryhet sa më shpejt sepse është çështje shumë e rëndësishme për Kosovën. Është shumë me rëndësi për këtë Qeveri që të mos anashkalojë këtë çështje”, tha Buganjski, pwr televizionin publik, transmeton Telegrafi.


Ai tha se mos ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit, do të ndikonte mbi Kosovën në mënyrë negative, kurse do të ndihmonte Serbinë që të izolojë Kosovën në mënyrë ndërkombëtare.

“Do të ndihmojë Rusinë në ofensivën e saj që të destabilizojë rajonin. Kjo do të ndajë Kosovën jo vetëm nga çështja e liberalizmit, marrëveshja e Stabilizim Asociimit, por edhe mund të shtyjë Kosovën drejt një konflikti me një vend anëtar të NATO-s. Pastaj do të kërcënojë transformimin e FSK-së dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO”, tha Bugajski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Renditja e kandidatëve të partive politike - emra të njohur mbesin jashtë Kuvendit, e të rinjtë befasojnë

Renditja e kandidatëve të partive politike - emra të njohur mbesin jashtë Kuvendit, e të rinjtë befasojnë

Lajme
Numërohen 100% të votave për partitë politike – ky është rezultati preliminar nga KQZ

Numërohen 100% të votave për partitë politike – ky është rezultati preliminar nga KQZ

Lajme
Nga Kuri te Vitia - votat e 10 kandidatëve më të votuar të LVV-së sipas KQZ-së

Nga Kuri te Vitia - votat e 10 kandidatëve më të votuar të LVV-së sipas KQZ-së

Lajme
Këto janë votat e kandidatëve për deputetë nga PDK-ja

Këto janë votat e kandidatëve për deputetë nga PDK-ja

Lajme
Ngritet aktakuzë për Bedri Shabanin dhe Muharrem Qerimin, të dyshuar për spiunazh

Ngritet aktakuzë për Bedri Shabanin dhe Muharrem Qerimin, të dyshuar për spiunazh

Lajme
U pyet se a do t’i përgjigjet urdhrit të Gjykatës, Kurti nuk deklarohet

U pyet se a do t’i përgjigjet urdhrit të Gjykatës, Kurti nuk deklarohet

Lajme
Kalo në kategori