LAJMI I FUNDIT:

Divorci mund të jetë gjenetik dhe të trashëgohet përgjatë brezave

Divorci mund të jetë gjenetik dhe të trashëgohet përgjatë brezave

Sipas disa hulumtuesve, divorci mund të jetë gjenetik dhe të trashëgohet.

Është fakti  njohur mirë se fëmijët e prindërve të shkurorëzuar janë më të prirë të shkurorëzohen sesa fëmijët e prindërve të cilët kanë qëndruar bashkë deri në vdekje, transmeton Telegrafi.

Kjo është supozuar se mund të ketë ndodhur si pasojë e shumë faktorëve, e jo se është trashëguese ose diçka e tillë.


Por, një studim i fundit ka zbuluar se nuk ekziston një lidhje e tillë mes fëmijëve të adoptuar, që do të thotë se ekziston një mundësi e madhe se divorci mund të jetë gjenetik.

Shanset e divorcit te fëmijët e adoptuar të cilëve u ishin ndarë prindërit adoptues, kishin qenë më të vogla sesa të fëmijëve të cilëve u ishin ndarë prindërit biologjikë.

Ky studim është vlerësuar si zbulim mjaft i rëndësishëm sa i përket çështjes së divorcit. /Telegrafi/