LAJMI I FUNDIT:

Sulltani i Bruneit feston 50 vjetorin e ardhjes në pushtet si njeriu më i pasur në botë: Ai po shëtitet me karrocën e larë në flori, kurse festa po zhvillohet në pallatin me 1800 dhoma (Video)

Sulltani i Bruneit feston 50 vjetorin e ardhjes në pushtet si njeriu më i pasur në botë: Ai po shëtitet me karrocën e larë në flori, kurse festa po zhvillohet në pallatin me 1800 dhoma (Video)

Sulltani i Bruneit ka festuar 50-vjetorin e ardhjes në pushtet në vendin e pasur me naftë në pjesën juglindore të Azisë, duke u vozitur me karrocën e punuar me flori deri në pallatin e tij gjigant.

Dhjetëra mijëra qytetarë kishin dalë në rrugët e kryeqytetit Bandar Seri Begvana, duke valëvitur flamuj të sulltanit dhe filmonin paradën e sulltanit Hashanal Bolkiah me telefona të mençur, që konsiderohet si njeriu më i pasur në botë, që së bashku me gruan e tij po qëndronte i ulur në karrocën të cilën e tërhiqnin përcjellësit e tij, transmeton Telegrafi.


Orkestrat e muzikës popullore ka marrë pjesë në ceremoninë luksoze, për nderë të mbretit të dytë më të vjetër në botë që ka qëndruar më së shumti në pushtet. Kjo festë do të zgjasë për plotë dy javë.

Pas abdikimit të babait të tij në vitin 1967, Hashanal Bolkiah sundon në këtë vend tropikal në Gadishullin Malaj, në veri të ishullit Borne që ka rezerva të mëdha të naftës dhe gazit.

Ky sulltan miliarder, është pronar i zinxhirit të hoteleve Dorcheser Collection në të cilin bëjnë pjesë Plaza Athena dhe hotelet luksoze në Londër, Milano dhe Romë, Bel Air në Beverly Hillsdhe në Los Angeles.

Kjo festë ka qenë një ngjarje e rrallë që u ka dhënë rastin banorëve të Bruneit të shohin duke u zhvilluar evenimente të ndryshme, pasi për mbi 400 mijë banorë jeta e natës pothuajse nuk ekziston, pasi është i ndaluar konsumimi i alkoolit.

Pallati i sulltani me kupolë të punuar nga floriri është pallati më i madh në botë me afro 1800 dhoma, garazhe dhe qindra vetura. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori