LAJMI I FUNDIT:

Spasovski në takim me ministrat e brendshëm të Shqipërisë, Greqisë dhe Bullgarisë

Spasovski në takim me ministrat e brendshëm të Shqipërisë, Greqisë dhe Bullgarisë

Ministri Oliver Spasovski dje dhe sot në Selanik, merr pjesë në takimin e dytë ministror mes ministrave të Punëve të Brendshëm dhe Ekonomisë, të Maqedonisë, Shqipërisë, Greqisë dhe Bullgarisë.

Në takim rishikohen çështjet që janë me rëndësi të madhe për rajonin: menaxhimi me rreziqet nga terrorizmi, si dhe ndikimi i krizës së emigrantëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Temë e takimeve janë edhe projektet e përbashkëta të cilët do ta vendosin bazën për qasje të përgjithshme, të udhëhequr nga parimet e kulturës politike evropiane, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe stabiliteti./Telegrafi/