LAJMI I FUNDIT:

Kinezët kërkojnë 140 milionë euro shtesë për autostradën Kërçovë-Ohër

Kinezët kërkojnë 140 milionë euro shtesë për autostradën Kërçovë-Ohër

Kompania kineze “Sinohidro” kërkon nga qeveria edhe 143 milionë euro shtesë për punët e paparashikuara në ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër.

Qeveria do ta diskutojë këtë, ndërsa akoma nuk ka bërë llogaritje përfundimtare për dëmet nga gabimet në ndërtimin e autostradës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Llogaritja e të gjitha gjërave shtesë që dikush ka harruar t’i bëjë, do të bëhen për të qenë të qarta, precize dhe të sakta. Në të njëjtën kohë kur llogaritja të përfundojë dhe kur aneksi të hartohet dhe të jetë në fazën e nënshkrimit, opinioni do të informohet plotësisht dhe me saktësi”, tha për TV24, zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski.


Marrëveshja për autostradën ka kushtuar 373 milionë euro, por me përmirësimin e gabimeve mund të arrijë deri gjysëm miliardë, që është skandaloze për vetëm 57 kilometra autostradë.

Marrëveshjen me kinezët e ka nënshkruar ish-qeveria e Nikolla Gruevskit, ndërsa PSP ka hapur lëndë për këtë rast.

Autostrada Kërçovë-Ohër ka filluar të ndërtohet në vitin 2014 dhe është dashur të përfundojë në shkurt të 2015, por deri tani është bërë vetëm gjysma./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Iu bashkua organizatës terroriste

Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Drejtësi
Kalo në kategori