ASH: BDI nuk ka të drejtë morale dhe juridike të flasë për rastin “Monstra”
Aleanca për Shqiptarët (ASH) përmes një kumtese për media ka reaguar në lidhje me konferencën e BDI-së, të cilët e përshëndetën hapin e prokurorisë që rasti “Monstra” të kthehet përsëri për gjykim.
Sipas ASH, vendimi i Prokurorisë duke kërkuar shfuqizim të vendimit për rastin “Monstra” nga Gjykata e shkallës së parë dhe vendimin e Gjykatës së Apelit, paraqet një fillim të ri në sistemim e drejtësisë për instalimin e shtetit të së drejtës si dhe zgjedhjen e këtyre rasteve në mënyre urgjente, njofton Telegrafi Maqedoni.
ASH gjithashtu i bën thirrje BDI-së që mos tentojë dhe këtë hap ta përvetësoj si sukses të tyre dhe rikujtojnë opinionin se BDI ka qenë pjesë e pushteti ka ndodhur ky rast.
“BDI sot nëpërmjet një konference për shtyp u mundua të përvetësoj këtë hap si sukses të tyre. E rikujtojmë opinionin publik se BDI ka qenë pjesë e pushtetit kur u inskenua dhe u montua ky proces i Monstrës dhe shumë procese tjera politike. BDI votoi për Prokurorin e përgjithshëm të Marko Zvrlevskit si përgjegjës kryesor për të mundësuar një proces gjyqësor të paanshëm dhe profesional, dhe tani të njëjtët mburren me shkarkimin e tij. BDI në momentin e montimit të Mostrës kishte kuadrin e sajë si Zv Ministër të Punëve të Brendshme, Xhelal Bajramin (aktualisht zv i prokurorit të përgjithshëm) i cili ishte pjese e një Konference për shtyp kur ministri i atëhershëm i Punëve te brendshme Gordana Jankullovska, i quajti vrasës dhe terrorist njerëzit qe sot vuajnë burg të pafajshëm për rastin e montuar Mostra, dhe BDI nuk e pa të arsyeshme të bëj asnjë reagim kundrejt Presuminit të pafajësisë”, thuhet mes tjerash në reagimin e ASH-së.
Ata gjithashtu shtojnë se BDI sot nuk ka të drejtë morale dhe juridike të poentojë politikisht me këtë ngjarje pasi që është bashkëfajtore së bashku me OBRM-PDUKM-në për rastin “Monstra” dhe shume raste tjera.
“Aleanca për Shqiptarët si pjesë e pushtetit, vazhdimisht ka këmbëngulur që ky rast dhe shumë raste tjera të zgjidhen me urgjencë, në një kohë të shkurtër, mandej këto procese politike janë arsyet politike që ky subjekt u bë edhe pjese e shumicës se re parlamentare për të kontribuar institucionalisht me vepra konkrete për ti zbardhur sa më shpejt këto raste siç është edhe Mostra që shqiptarët e pafajshëm ta gëzojnë lirinë”, përfundojnë nga ASH./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
LSDM: Kërkojmë përgjegjësi për foshnjat e vdekura në Klinikën për Fëmijët
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025