LAJMI I FUNDIT:

BDI përshëndet vendimin e Prokurorisë për rigjykim të rastit “Monstra”

BDI përshëndet vendimin e Prokurorisë për rigjykim të rastit “Monstra”

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi, sot ka përshëndetur vendimin e Prokurorisë Themelore për shfuqizimin e vendimit gjyqësor për rastin “Monstra” dhe kthimin e lëndës për rigjykim.

“Me shkarkimin e prokurorit Marko Zvrlevski, sundimi i së drejtës merr formën e vet në Maqedoni. BDI përshëndet vendimin e djeshëm të Prokurorisë për kthim të rastit “Monstra” në rigjykim dhe ky është vendimi i vetëm i drejtë që ka mundur të sjell Prokuroria”, deklaroi Grubi në konferencë për shtyp, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ai theksoi se inkurajojnë Gjykatën e Lartë të sjell vendimin për rigjykim të lëndës siç tha, kontestuese.

“Përkrah këtij vendimi shpresojmë që Gjykata e Lartë do të sjell vendim për lirimin e njerëzve të cilët janë në burg për këtë rast”, tha Grubi, duke shtuar se procesi i rigjykimit duhet të vazhdojë edhe për rastin “Lagja e Trimave”.

Përndryshe, gjatë seancës së djeshme publike në Gjykatën e Lartë, prokurorja e lëndës kërkoi që rasti “Monstra” të kthehet përsëri në gjykim, ndërsa tani pritet që këtë kërkesë ta miratojë edhe Gjykata e Lartë./Telegrafi/