LAJMI I FUNDIT:

Deputetët votojnë marrëveshjen e IPA-së në shumë prej 70.5 milionë euro

Deputetët votojnë marrëveshjen e IPA-së në shumë prej 70.5 milionë euro

Kuvendi i Kosovës me shumicë votash e ka votuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA fondet, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Me 98 vota pro, asnjë abstenim dhe asnjë votë kundër, ka kaluar në legjislativin e vendit ligji për fondet IPA 2016.

Përveç partive që janë pjesë e Qeverisë së Kosovës, këtë projektligj e kanë votuar edhe deputetët e opozitës, atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës LDK dhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje (VV).


Kosova do ta përfitoj diku rreth 70. 5 milionë euro, nga këto fonde, të cilat do përdoren në dikastere të ndryshme.

Aktualisht janë duke u zbatuar 246 projekte të financuara nga IPA, në vlerën totale prej 173, 867,805 euro, derisa janë planifikuar edhe 53 projekte në vlerën 145,356 euro. /Telegrafi/