LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM mohon deklaratat e bariut Xhemaili

OBRM-PDUKM mohon deklaratat e bariut Xhemaili

OBRM-PDUKM-ja ka reaguar ndaj pohimeve të bariut të njohur Isnifaris Xhemaili, se politikanët nga kjo parti kur kanë qenë në pushtet i kanë bërë presion të dëshmojë kundër LSDM-së.

“As Gruevski dhe as Mijallkov nuk e kanë detyruar Isnifaris Xhemailin të dëshmojë dhe askush nuk i ka bërë asnjë farë presioni. Gjithë kjo është operacion i LSDM-së për larjen e aferave kriminale, të cilat e karakterizuan punën e tyre”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga kjo parti shtojnë se “do të vijë koha kur LSDM do të na bind se në kohën e tyre nuk ka pasur atentat ndaj presidentit Gligorov ose Zaevi nuk është kriminel i falur”.


Bariu Xhemaili tha se ka gënjyer në burg për shkak se nuk ka dëshiruar të jetë dëshmitarë i mbrojtur dhe siç theksoi, për të mos ua marrë shpirtin 22 personave./Telegrafi/