LAJMI I FUNDIT:

Keni kujdes kur pastroni: Këto janë tri vendet më të ndyra në kuzhinë

Keni kujdes kur pastroni: Këto janë tri vendet më të ndyra në kuzhinë

Mendoni se kuzhina juaj është e pastër si loti? Mos nxitoni. Lagështia dhe grimcat e ushqimit e bëjnë kuzhinën vend të përsosur për rritjen e mikrobeve të cilat mund t’ju sëmurin

Nëse nuk i vrisni mirë ato mikrobe, brenda 24 orëve ato mund të shumohen dhe numri i tyre mund të arrijë nga 10 deri në miliona të tilla, transmeton Telegrafi.

Prandaj, me qëllim që ta pastroni kuzhinën si duhet, kushtojuni vëmendje të veçantë këtyre vendeve në kuzhinën tuaj sepse priren të jenë më të ndyrat:


Lavamani i kuzhinës

Mund të ekzistojnë miliona patogjenë (mikrobe të cilat shkaktojnë sëmundje) duke qëndruar në lavamanin tuaj. Mjafton ta prekni fytyrën pasi ta keni prekur lavamanin dhe të gjitha ato mikrobe mund të shpërndahen.

Çfarë duhet të bëni? Pastrojeni lavamanin menjëherë pasi i  qëroni perimet apo e gatuani mishin, dhe këtë bëjeni çdo ditë. Gjithashtu përpiquni që të hidhni aty edhe dezinfektues.

Duart tuaja

Nëse sapo e keni thyer një vezë apo e keni mbajtur në dorë një produkt të papastër, duart tuaja mund të transferojnë te familjarët mikrobe të cilat shkaktojnë sëmundje.  Prandaj, pas çdo detyre që e bëni në kuzhinën tuaj, sigurohuni t’i pastroni duart mirë dhe me sapun.

Frigoriferi

Edhe frigoriferi është pajisje e cila mban shumë mikrobe, prandaj frigoriferi, shporeti i rrymës dhe pajisjet tjera të cilat i keni në kuzhinë duhet t’i pastroni çdo ditë dhe me dezinfektues. /Telegrafi/