LAJMI I FUNDIT:

Nafta, me rënie të lehtë

Nafta, me rënie të lehtë

Çmimet e naftës kanë vazhduar tendencën në rënie edhe gjatë sesionit të së martës, pasi spekulatorët kanë tërhequr fitimet të disa pozicioneve përgjatë javëve të fundit. Megjithatë humbjet janë kufizuar nga të dhënat që treguan një zvogëlim të ofertës.

Kontratat e dhjetorit për naftën Brent të Londrës tregtohen në rreth 56 dollarë për fuçi, ndërsa në sesionin e kaluar rënia ishte me rreth 2.5 për qind. Edhe nafta Bruto amerikane ka rënë lehtë dhe tregtohet pranë 50.5 dollarëve për fuçi.

Në tremujorin e tretë të këtij viti, nafta Brent fitoi rreth 20 për qind të vlerës, fitimet më të mëdha që nga viti 2004 për këtë tremujor. Javën e kaluar, çmimi i naftës Brent u rrit mbi 59 dollarë për fuçi, por që nga ajo kohë nga humbur rreth 6 për qind të vlerës.


Rritja u mbështet nga zvogëlimi i raportit kërkesë-ofertë dhe nga tensioni në veri të Irakut, ku rajoni autonom i Kurdistanit votoi pro pavarësisë. Megjithatë, prodhuesit e OPEC janë të shqetësuar, pasi plani i tyre për të ulur prodhimin me 1.8 milion fuçi në ditë është kërcënuar nga rritja e prodhimit të naftës argjilore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Prodhuesit kyç të OPEC konsiderojnë se, një çmim prej 60 dollarë për fuçi i inkurajon prodhuesit amerikanë të rrisin aktivitetin, pasi kostoja e nxjerrjes së naftës argjilore është shumë më e ulët. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

Ekonomi
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori