LAJMI I FUNDIT:

Hungaria mbështet Kosovën me projekte konkrete

Hungaria mbështet Kosovën me projekte konkrete

Hungaria do të vazhdojë të mbështes Republikën e Kosovës në të gjitha, proceset e veçanërisht në rrugën e saj drejt zhvillimit ekonomik, ka ritheksuar Ambasadori i Hungarisë në Prishtinë, Laszlo Markusz gjatë takimit që pati sot me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Ministri Lluka ka njoftuar diplomatin me prioritete e MZHE-së, duke u ndalë te sektorët strategjikë që mbulon MZHE, siç janë energjia, minierat, TIK dhe ndërmarrjet publike, zhvillimi i të cilëve konsiderohet parakusht për zhvillim të qëndrueshëm.

Kreu i MZHE-së, ritheksoi angazhimin e tij për përmirësimin e mjedisit biznesor me qëllim të stimulimit të investimeve të jashtme dhe në këtë linjë, ftoi ambasadorin që të jetë urë lidhëse ndërmjet investitorëve hungarezë dhe Republikës së Kosovës.


Gjithashtu, Ministri Lluka dhe Ambasadori Markusz diskutuan për projektin për trajtimin e ujërave të zeza me vlerë prej 17 milionë euro, që vjen si kredi pa interes nga shteti hungarez për Kosovën, me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve.

Nga ana e tij, Ambasadori duke uruar Ministrin Lluka ka ritheksuar interesin e Hungarisë për avancimin e raporteve bilaterale me Kosovën në interes të të dyja vendeve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori