LAJMI I FUNDIT:

Dy avionë ushtarak rus arritën në Serbi

Dy avionë ushtarak rus arritën në Serbi

Një aeroplan transportues nga Rusia, Antonov – 124, ka dërguar dy avionë luftarakë MiG-29 në Serbi, një marrëveshje kjo që përfshin dërgimin e gjashtë avionëve, e që mund të rrisë tensionet Lindje – Perëndim në Ballkan.

Avionët u shkarkuan në aeroportin ushtarak në periferi të Batajnicës, në Beograd.


Avionët MiG, ofrohen nga Moska pa pagesë, megjithatë riparimi i tyre dhe renovimi pritet të kushtojë rreth 235 milionë dollarë.

Katër avionët e tjerë, do të arrijnë para 20 tetorit, ku do të ekspozohen në Beograd, gjatë paradës në Ditën e Çlirimit.

Atëherë kryeministri serb, Aleksander Vuçiq, tash president i vendit pati thënë në mars, se Rusia do “t’i dhurojë” Serbisë, gjashtë luftarake MiG-29.

Rusia po ashtu do të ofrojë falas edhe 30 tanke T-72 dhe makina për patrullim. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori