LAJMI I FUNDIT:

Po filmonte zënkën në mes të fqinjëve, njëri prej tyre e qëllon për vdekje 22-vjeçarjen (Video,+18)

Po filmonte zënkën në mes të fqinjëve, njëri prej tyre e qëllon për vdekje 22-vjeçarjen (Video,+18)

Disa pamje të tmerrshme të publikuara tregojnë momentet përfundimtare të një gruaje të vrarë gjatë një mosmarrëveshje fqinjësore.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë momentin kur Willyene Mathias Siqueira filloi të filmonte me telefonin e saj pamje që tregonin një zënkë në mes të fqinjëve.


Siç shtohet më tej, 22-vjeçarja dëgjohet duke iu lutur burrit i cili nxjerrë një armë nga pantallonat e tij.

Momente më vonë, kamera bie në tokë para se një grua fillon të qajë.

Willyene thuhet se vdiq në spital katër ditë pasi u qëllua dy herë në fytyrë në Santana de Cataguases, Brazil.

Personi i akuzuar për vrasjen e saj thuhet të jetë një 40 vjeçar i cili jeton në të njëjtën lagje.

I dyshuari iku menjëherë pas vrasjes, por u arrestua nga Policia Ushtarake në shtëpinë e tij pak kohë më vonë.

Fqinji 40-vjeçar tashmë është në burg dhe tani duhet të jetë përgjegjës për vrasjen. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=35&v=asG-J5qiXFw