LAJMI I FUNDIT:

Begaj: Komisioni për viktimat e dhunës seksuale do të nisë punën së shpejti (Video)

Begaj: Komisioni për viktimat e dhunës seksuale do të nisë punën së shpejti (Video)

Në emisionin “Përballje” prodhim i Telegrafit me gazetarin Muhamet Hajrullahu është diskutuar për viktimat e dhunës seksuale që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë.

Ditë më parë janë ndarë 200 mijë euro për fillimin e punës së Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e njohjes së statusit të viktimave të dhunës gjatë luftës së fundit në Kosovë.


Minire Begaj, kryetare e komisionit për verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës ka deklaruar në emisionin “Përballje” se ky komision ka mandat 5 vjeçar së shpejti fillon puna.

“Komisioni është shumë profesional edhe viktimat e dhunës nuk do të takohen me anëtarët e komisionit mirëpo do të mbushin aplikacionin nëpërmjet aplikimeve online pa pasur nevojë të jenë prezentë”, ka deklaruar Begaj.

Sipas saj, katër organizata joqeveritare do të ndihmojë komisionin qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjë që ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë, ndërsa me njohjen e të statusit të viktimës shteti do të merr edhe të ardhura mujore sikurse ndonjë pension.

Emisioni “Përballje” gjatë kohës së zgjedhjeve lokale do të transmetohet në ora 19:10 në RTV Dukagjini. Ky emision është prodhim i Telegrafit me gazetarin Muhamet Hajrullahu. /Telegrafi/