LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Barçës, Bartomeu tregon arsyen reale pse takimi ndaj Las Palmas u luajt pa tifozë: Nuk ishte për shkaqe sigurie

Presidenti i Barçës, Bartomeu tregon arsyen reale pse takimi ndaj Las Palmas u luajt pa tifozë: Nuk ishte për shkaqe sigurie

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka thënë se klubi i tij rrezikonte gjashtë pikë penalizim në rast se nuk do pranonin të luanin ndaj Las Palmas të dielën.

Barça luajti prapa dyerve të mbyllura dhe pa tifozë, por arsyeja nuk ishin shkaqet sigurie pas situatës së tensionuar në qytet pasi gjatë ditës u zhvillua referendumi për ndarjen e krahinës së Katalunisë nga Spanja.


Barcelona në foton ekipore të ndeshjes përdoren fanellat e stërvitjes, pasi ato kanë ngjyrat e flamurit të Katalunisë

Barça fillimisht kërkoi që ndeshja të shtyhet, por me këtë nuk u pajtua Federata e Spanjës, e cila më pas në bashkëpunim me klubin vendosi që takimi të luhet, por pa tifozë.

“Na vjen keq, por në vend që të shtynim ndeshjen ashtu siç kërkuam ne, ajo u luajte prapa portave të mbyllura”.

“Në rast se nuk pranonim të luanim atëherë do rrezikonim të penalizoheshim me gjashtë pikë minus në tabelë. Kemi folur me drejtorët, trajnerin dhe lojtarët dhe vendosëm të luajmë. E rëndësishme ishte mos të humbitnim pikët”.

“Dyert e mbyllura? Nuk ishte për shkaqe sigurie, pasi ajo na ishte garantuar neve. E kemi bërë për t’i treguar botës se çfarë realisht po ndodh këtu”.

Pique i gatshëm të largohet nga Përfaqësuesja e Spanjës: Ndihem katalunas më shumë se kurrë
Lexo po ashtu Pique i gatshëm të largohet nga Përfaqësuesja e Spanjës: Ndihem katalunas më shumë se kurrë

“Fitorja? Gjëja më së paku e rëndësishme ishte takimi, e rëndësishme ajo që po ndodhte në rrugët e Katalunisë. Denoncojmë të gjitha ato që po ndodhin”, ka thënë Bartomeu.

Vlen të theksohet se Barcelona fitoi me rezultat 3-0, ku dy gola i shënoi Lionel Messi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Harrojeni Carlo Ancelottin, ky njeri do të jetë në finalen e Ligës së Kampionëve për herë të nëntë

Harrojeni Carlo Ancelottin, ky njeri do të jetë në finalen e Ligës së Kampionëve për herë të nëntë

Liga e Kampionëve

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve

"Tuchel i gaboi të gjitha, Ancelotti i bëri mirë" - Capello tregon detajin që e bëri diferencën ne "Bernabeu"

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Vrapimi heroik i Modric edhe pse në moshën 39-vjeçare: Real Madridi shpëtoi, por pa të mund të kishte humbur

Vrapimi heroik i Modric edhe pse në moshën 39-vjeçare: Real Madridi shpëtoi, por pa të mund të kishte humbur

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori