Ishte dhjetori i vitit 2016 kur qytetarët e Prishtinës u alarmuan për shkallën e lartë të ndotjes së mjedisit në kryeqytet. Duke u bazuar fillimisht në të dhënat e monitoruesit të cilësisë së ajrit nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, u konfirmua se gjendja e ajrit është në nivele të larta të ndotjes.
Përveç kushteve atmosferike, termocentraleve të vjetra dhe gazrave që lëshojnë veturat e vjetra në qarkullim, një faktor tjetër i ndotjes ishte konstatuar të jetë edhe ngrohja me lëndë djegëse, siç është thëngjilli.
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka deklaruar se një nga prioritetet në mandatin e saj, do të jetë ngritja e cilësisë së ajrit.
Andaj, ndër masat e para në këtë drejtim, ajo ka përmendur ndalimin e përdorimit të thëngjillit për ngrohje nga bizneset dhe ekonomitë familjare.
Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Ilir Morina, ka thënë se një vendim i tillë do t’i kontribuonte shëndetit të njerëzve, duke e ruajtur mjedisin, sidomos gjatë stinës së dimrit kur kushtet atmosferike e rëndojnë gjendjen e ajrit. Sipas tij, gradualisht duhet të fillohet me alternativa të tjera për ngrohje.
“Thëngjillin mund ta zëvendësojnë me dru, mund ta shfrytëzojnë më pak, mund ta shfrytëzojnë në ditët kur janë më të pastra, jo në momentet kur kemi javën e smogut. Do të pretendohet të arrihet një kontroll i shtuar, një inspektim i shtuar dhe një dënim i keqpërdoruesve”, ka thënë ai.
Bazuar në të dhënat e fundit nga rezultatet në terren, Morina ka konstatuar se për muajt, korrik dhe gusht, gjendja e ajrit ishte e qëndrueshme për kah cilësia. Ndërkaq, shqetësimet rreth cilësisë së ajrit rriten gjatë stinës së vjeshtës.
Por, pavarësisht paralajmërimeve nga ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Morina thotë se nuk ka ende ndonjë datë specifike se nga kur do të fillonte të zbatohej vendimi për ndalimin e thëngjillit për ngrohje.
“Gjithçka është duke u bërë që të përgatitemi për nëntorin, dhjetorin, janarin, sepse ne e dimë se si do të jetë gjendja. Ne tanimë kemi përvojë 10 vjeçare. Çdo vit është përmirësuar gjendja e cilësisë së ajrit në Kosovë, falë vendosjes së filtrave të rinj, falë vendimeve që po merren për automjete dhe import. Por, fatkeqësisht disa nuk po implemetohen nga Ministria e Transportit siç është kontrolli teknik i lirimit të gazrave”.
“Mirëpo, do të ndikojë pozitivisht në ngritjen e cilësisë së ajrit dhe në marrjen e masave, por edhe në vetëdijesimin e shoferëve, vetëdijesimin e familjeve për lëndët djegëse, industrive, ekonomive e të gjitha këtyre”, ka shtuar ai.
Por, qytetarët e konsiderojnë si sfiduese një deklaratë të tillë të ministres Reshitaj, marrë parasysh buxhetin e ekonomive familjare.
Luljeta Zymberi mendon që situata ekonomike e imponon një gjë të tillë:
“Ne duhet të vetëdijesohemi që ambientin ta kemi më të pastër dhe të kemi kujdes për shumë gjëra dhe jo vetëm për ngrohje, mirëpo situata ekonomike e imponon që njerëzit të zgjedhin rrugën më të lirë”.
Edhe qytetari Hamit Kasabaçi shprehet ngjashëm:
“Përpos druve dhe thëngjillit, ne tjetër mundësi nuk kemi që të ngrohemi, andaj nuk e di se si ajo ka menduar që ta heqë drurin dhe thëngjillin. Me çka do të ngrohet ky popull?”.
Përveç tjerash, Kosova vazhdon të përballet me nivele të larta të ndotjes që vijnë nga termocentralet dhe veturat e vjetra.
Bazuar në një hulumtim të mëparshëm të Institutit GAP, vjetërsia mesatare e automjeteve në Kosovë është 18 vjet.
Më 27 qershor të këtij viti ka hyrë në fuqi Ligji i ri për automjete, i cili parasheh se në Kosovë nuk mund të importohen vetura më të vjetra se 10 vjet. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë