LAJMI I FUNDIT:

Frashër Krasniqi sot del para gjykatës, për grushtimin e Milaim Zekës

Frashër Krasniqi sot del para gjykatës, për grushtimin e Milaim Zekës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqit gjatë ditës së sotme pritet të dal para gjykatës. Kjo pas ndalimit të tij pas sulmit fizik qe Krasniqi i ka bërë dy ditë më parë deputetit të NISMA-së, Milaim Zekës gjatë një emisioni televiziv.

Krasniqit të premten i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Avokati i deputetit të LVV-së, Tomë Gashi, ka thënë të dielën për Express, se është duke pritur për thirrjen e organeve të hetuesisë për t’i treguar rreth masës për deputetin e Vetëvendosjes.


“…ende nuk kemi ndonjë të re. Po pres që të më lajmërojnë rreth procedurave të tjera”, ka thënë Gashi.

Ndërkohë në pasditen e vonshme të së premtes teksa Milaim Zeka e Frashër Krasniqi po zhvillonin një debat televiziv në Klan Kosova me fyerje e polemika, ai eskaloi në përleshje fizike.

Në një moment të këtij debati, sipas pamjeve të transmetuara, Frashër Krasniqi hodhi ujë në drejtim të Milaim Zekës, ndërsa të njëjtën gjë e bëri pastaj edhe Zeka ndaj Krasniqit.