LAJMI I FUNDIT:

Jakup Krasniqi: Punoni për qytetarët, përndryshe akuzat dhe kërcënimet do të jenë veç fillimi…

Jakup Krasniqi: Punoni për qytetarët, përndryshe akuzat dhe kërcënimet do të jenë veç fillimi…

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, përmes një shkrimi thotë se pushteti në demokraci nuk duhet t’ju shkaktojë dhimbje njerëzve. “Pushteti merret për t’iu shërbyer njerëzve me edukatë e kulturë, për t’iu krijuar atyre mirëqenie, për t’iu krijuar mundësi për t’i treguar vlerat e mundësitë e tyre njerëzore, intelektuale e profesionale, për të krijuar perspektivë e bërë të dinjitetshëm të gjithë qytetarët”, thotë ai. Shkrimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Politika sot, si asnjë segment i shoqërisë shqiptare (dhe jo vetëm shqiptare!), ka nevojë të humanizohet dhe të ndërgjegjësohet për të qenë në shërbim të qytetarit, në shërbim të kombit e të shtetit për ç’gjë aq shpesh përbetohet. Fjalën e kam për politikën me fytyrë njerëzore, politikën me parime, politikën që është në shërbim të njerëzve dhe për njerëzit.

Politika duhet të lirohet nga njerëzit që këtë, politikën, e trajtojnë si biznes, për përfitime personale e të paligjshme, që e trajtojnë si kusari e plaçkë. Politika është shërbim dhe duhet të mbetet në suaza të këtij shërbimi, thjesht, duhet të mbetet politikë me fytyrë njerëzore! Politikë për t’i shërbyer shtetit e kombit. Ashtu siç i shërbyen kombit me dashuri, përkushtim e sakrifica të shumta aq breza para e pas vitit1912/1913, gjithë deri tek çlirimi dhe pavarësia e Kosovës 1999/2008.


Lufta për Liri qe vepër e një idealizëm i madh, për çlirim e bashkim kombëtar, pa të cilin idealizëm nuk do të ishim këtu ku jemi sot – të lirë e të pavarur. Këtu ku jemi sot i kemi një mijë e një arsye të mos jemi të kënaqur, prandaj na duhet shumë, shumë idealizmi puritan për ndërtimin e shtetit të së drejtës, për t’i shërbyer kombit për përmbylljen e aspiratës kombëtare për shtetin e së drejtës, për shtetin e drejtësisë sociale dhe të mirëqenies kombëtare.

Këtë idealizëm të çiltër, thuaja hyjnor, nuk e gjen dot dhe nuk do ta gjeni kurrë te politikanet profiterë, egoistë, të padijshëm e joparimor. Nuk e gjen as te politikanët që më lehtësi, pa informacione profesionale, e që në emër të “mbrojtjes” së të drejtave të njeriut, i shkelin me lehtësi tiranesh të drejtat e njerëzve të cilët nuk mendojnë si ata.

Secili njeri, sidomos politikani, që synon pushtetin politik, duhet ta ketë gjithë në mendje se të drejtat e njeriut ose janë të drejta njerëzore, ose në të kundërtën, nuk janë kurrfarë të drejtash. Politikani apo politikanët duhet ta dinë se politika qyshkur i ka ndarë pushtetet në mënyrë që ato të jenë të pavarura e në zbatim të ligjeve. Prandaj, ajo që i lejohet një pushteti nuk i lejohet tjetrit. Politikanët tanë nuk mund të bëhen njëkohësisht edhe shërbyes i popullit, edhe prokuror e gjykatës. Një politikë që vetes ia jep të gjitha pushtetet është apo çon drejt tiranisë, despotizmit, diktaturës, e çfarë jo tjetër, por kurrë një DEMOKRACI e mirëfilltë. Cilido politikan që me lehtësi shfaq arrogancë kur është pa pushtet, mos prit kot se do të jetë tjetër gjë kur do të vishet me pushtetin politik (lexo: ekzekutiv), për faktin se është e pamundshme që pushteti politik t’ia zvogëlojë arrogancën e rrugaçërinë.

Secili politikan duhet ta dijë se pushteti politik në Demokraci nuk merret për t’iu shkaktuar njerëzve të tjerë dhimbje e vetes kënaqësi sadiste! Pushteti merret për t’iu shërbyer njerëzve me edukatë e kulturë, për t’iu krijuar atyre mirëqenie, për t’iu krijuar mundësi për t’i treguar vlerat e mundësitë e tyre njerëzore, intelektuale e profesionale, për të krijuar perspektivë e bërë të dinjitetshëm të gjithë qytetarët, kudo ku ata jetojnë e punojnë, për të forcuar shtetin e së drejtës me të cilin do të ishin krenarë të gjithë shtetasit e tij.

Përndryshe, akuzat dhe kërcënimet do të jenë veç fillimi…” (sic.). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori