LAJMI I FUNDIT:

Demantohet Vetëvendosja: Frashër Krasniqi e dinte se përballë do ta kishte Zekën

Demantohet Vetëvendosja: Frashër Krasniqi e dinte se përballë do ta kishte Zekën

Klan Kosova mohon kategorikisht pretendimet e Lëvizjes Vetëvendosje se Frashër Krasniqi nuk e dinte se në debat përballë vetes do ta kishte Milaim Zekën, gjë që mund të vërtetohet përmes vet fjalëve të Krasniqit. Më poshtë mund ta lexoni reagimin e mediumit.

VV: Frashër Krasniqi dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë qenë të njoftuara se kush do të ishte bashkëbiseduesi
Lexo po ashtu VV: Frashër Krasniqi dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë qenë të njoftuara se kush do të ishte bashkëbiseduesi

“Lëvizja Vetëvendosje nuk e tha të vërtetën kur në një reagim në llogarinë në Facebook shkroi se deputeti i Kuvendit të Kosovës, Frashër Krasniqi, nuk ishte i informuar kë do ta kishte përballë në Zonën Lokale të Klan Kosovës.


Klan Kosova me bindje të plotë si dhe me argumente konfirmon se edhe Krasniqi e edhe Lëvizja Vetëvendosje ishin në dijeni të plotë se përballë tij do të ishte deputeti i NISMA për Kosovën, Milaim Zeka.

Përveç faktit se të gjithë moderatorët e Klan Kosovës e kanë obligim që t’i njoftojnë të ftuarit për ata me të cilët do të debatojnë, gjatë emisionit mund të dëgjohet vet deputeti Krasniqi tek i drejtohet kolegut të tij deputet, Milaim Zeka, me fjalët: “Po të kallxoj sinqerisht, arsyeja pse kam pranu me ardhë sot në debat, është veç me ti thanë do sene ty, për shkak se e ke degradu komplet institucionin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

Ndaj, Klan Kosova kërkon që të mos manipulohet me faktet dhe të vërtetën, si dhe të mos vihet në pikëpyetje niveli profesional i punës së institucionit për hir të agjendave që mund të kenë individë apo subjekte të caktuara politike.

Më poshtë gjeni videon, që tregon qartë se Frashër Krasniqi ishte i vetëdijshëm se do të debatonte me Milaim Zekën, dhe njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje, që manipulon faktet dhe të vërtetën”.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori