LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje shpreh keqardhje për incidentin në emision televiziv, thërret për qetësi e mendje të kthjellët

Vetëvendosje shpreh keqardhje për incidentin në emision televiziv, thërret për qetësi e mendje të kthjellët

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas sulmit fizik të deputetit nga radhët e saj, Frashër Krasniqi, ndaj deputetit të Nismës, Milaim Zeka.

Vetëvendosje ka shprehur keqardhje për këtë veprim të Krasniqit dhe ka kërkuar qetësi e mendjekthjelltësi.

Ky subjekt politik ka kritika ndaj televizionit në të cilin ndodhi sulmi. Gjithashtu ka kritikuar edhe reagimin e Qeverisë të cilin e ka cilësuar si dhunë verbale.


Reagimi i plotë i Vetëvendosjes :

Është tepër e vështirë edhe të fillosh të debatosh me Milaim Zekën, pasi ai nuk flet me gjuhën e argumenteve, por me fyerjen dhe shpifjen e gjuhës së dhunës së pushtetit. Sot, Frashër Krasniqit iu bë e pamundur të diskutojë me Milaim Zekën në Klan Kosova për shkak të akuzave të rënda e shpifjeve nga më të ulta. Frashër Krasniqi dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë qenë të njoftuara me kohë se kush do të ishte bashkëbiseduesi, sipas standardeve profesionale të cilat praktikohen gjatë organizimit të emisioneve të tilla të debateve TV. Prandaj është krejtësisht manipulative shpifja e fundit e Milaim Zekës, se Frashër Krasniqi ka vajtur në emision për t’u përleshur me të.

Megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje shpreh keqardhjen për atë që ka ndodhur në emision dhe i bën thirrje të gjithëve për qetësi e mendje të kthjellët.

Nga ana tjetër, me të njëjtën gjuhë represive ka folur së fundmi për këtë ngjarje edhe Qeveria e Republikës së Kosovës. Dhuna verbale e pushtetit në Kosovë ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë përherë pararendëse e dhunës përmes represionit policor. Ky lloj represioni është në frymën e çdo regjimi autoritar të cilit i janë lëkundur themelet njëherë e mirë.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori