LAJMI I FUNDIT:

Pacolli i i shqetësuar me gjendjen e pensionistëve

Pacolli i i shqetësuar me gjendjen e pensionistëve

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli është tmerruar me gjendjen aktuale në të cilën gjenden pensionistët e Prishtinës.

Ai gjatë një takimi me ta ka parë nga afër gjendjen në të cilën ndodhen pensionistë. Madje ai tek ulej në tavolinë me ta pati edhe një pyetje për pensionistët, derisa ua premtoi objektin e ri pavarësisht nëse do të zgjidhet kryetar ose jo.

Pacolli ka thënë se ndjehet i turpëruar kur sheh ata që ndërtuan pallatet dhe infrastrukturën të cilën sot e gëzojnë ata që faktikisht e dinë gjendjen e mjerë të pensionistëve.


“Kush iu ka shti në bodrum?… Pavarësisht pozitës time ku do të gjendem unë nesër, do ta keni objektin më respektabil në Prishtinë. Iu premtoj që unë do të jem hija e kushdo qoftë ai, i cili do të jetë në krye të Prishtinës, do të jem hija e tij dhe derisa do ta nxjerri këtë lokal për juve nuk kam me i shkoq, nuk kam besuar që juve iu gjejë këtu”, është shprehur ai.

Përveç ambientit të bukur Pacolli pensionistëve iu ka premtuar edhe transport falas pasi sipas tij kjo nuk do të ndikonte në buxhetin e komunës së Prishtinës.

Ndërsa ai ka pasur një sugjerim për ish ministrin e Mirëqenies Sociale, njëherit kandidat i LDK-së për të parin e Prishtinës, Arban abrashin, duke thënë se po të ishte në vendin e tij nuk do të kishte ndërgjegje që prej një pozicioni të tillë të dilte dhe të kërkonte votën e qytetarëve.

“Pensionistët do ta kenë ambientin më të mirë të mundshëm e thash edhe njëherë, mjeku do të duhet të jetë çdo dit me ju aty edhe do të jetë çdo ditë me ju…transporti sigurisht që do të jetë falas nuk është ndonjë buxhet që nuk mundet me arrit atë“, ka thënë Pacolli.

Ndërkaq, kryetar i degës së Sindikatës së Pavarur të Pensionistëve dhe Invalidëve të Luftës, Nezir Musliu ka thënë se pensionistët janë lënë pas dore krejtësisht.

Për këtë ai ka kërkuar kushte më të mira duke përfshirë një barnatore enkas për ta, e cila do të ofronte barna pa pagesë për pensionistët, të cilët pothuajse gjatë gjithë kohës përdorin terapi mjekësore.

Pensionistja Hanife Vllasalia ka kërkuar që të ofrohen hapësira edhe për 2 mijë gratë pensioniste që i ka Komuna e Prishtinës  në mënyrë që të kenë mundësi të rrinë me njëra tjetrën dhe të zhvillojnë aktivitete të ndryshme./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Kalo në kategori