Dhjetë rrjete lokale nga Maqedonia dhe Serbia, për mbështetjen e politikave dhe shërbimeve të emigrantëve mbajtën takim rajonal në Beograd. Përfaqësuesit e këtyre rrjeteve diskutuan për nevojën e monitorimit të politikave dhe shërbimeve në nivel lokal.
Në Maqedoni hyjnë Shkupi, Kumanova dhe Gjevgjelia, ndërsa në Serbi Presheva, Vranja, Beogradi, Shid, Subotica dhe Mitrovica e Sremit. Anëtarë të rrjeteve janë përfaqësues të institucioneve, qendra për punë sociale, qendra arsimore, agjencitë për punësim dhe shoqatat e qytetarëve.
“Në Maqedoni dhe Serbi është e rëndësishme të kuptojmë se institucionet midis tyre është e nevojshme të bashkëpunojë pasi që ekziston një numër i vogël i personave të cilët kanë kërkuar azil, ndërsa të njëjtëve duhet që rregullativat juridike t’u mundësohen që të kemi integrim cilësor të tyre. Ne në takim u dakorduam se do ta ndjekim gjendjen në nivel lokal dhe do të jemi korrigjues të institucioneve që të përmirësohet politika për bashkëjetesë në qytete”, thonë nga Shoqata e juristëve të Republikës së Maqedonisë.
Në kumtesë theksohet se në Serbi ka 3.500 emigrantë, ndërsa në Maqedoni janë rreth 40 emigrantë, të sistemuar në komunat Shkup, Kumanovë dhe Gjevgjeli.
Në vijim është duke u zbatuar hulumtim për gjendjen e emigrantëve në Maqedoni dhe Serbi, duke u fokusuar në veçanti tek gratë dhe fëmijët emigrantë, i cili do të prezantohet deri në fund të vitit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Një grua u sulmua fizikisht nga ish-bashkëshorti, shkaku i një borxhi
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Posta e Maqedonisë në krizë, kërkohet rritje stafi dhe rritje e pagave
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj