LAJMI I FUNDIT:

Premtimet e kandidatëve për Komunën e Tearcës

Premtimet e kandidatëve për Komunën e Tearcës

Kanë ngelur edhe dy javë fushatë aktive për zgjedhjet lokale në Maqedoni. Deri më tani, fushata është zhvilluar pa incidente të theksuara dhe relativisht pa gjuhë të urrejtjes. Telegrafi Maqedoni deri tani iu ka dhënë hapësirë kandidatëve të komunës së Zhelinës, Bogovinës, Gostivarit dhe Tetovës, me qëllimin për të prezantuar tre pikat më të rëndësishme që do të përqëndrohen gjatë mandatit të tyre qeverisës.

Kësaj rradhe bëhet fjalë për Komunën e Tearcës. Isen Asani nga BDI, pretendon për një mandat të dytë, duke bashkëgaruar me Nevzad Veliun nga rradhët e Aleancës për Shqiptarët, Amir Elezin nga Lëvizjes Besa dhe Ruhan Iljazin nga PDSH.

Kandidati i Lëvizjes Besa, Amir Elezi, deklarohet për Telegrafi Maqedoni se tre pikat kryesore që e dallojnë programin e tij politik janë të një rëndësie të veçantë dhe se premtimet nuk janë një listë dëshirash por projeket të realizueshme që do të përmirësojë mirëqenien e banorëve të Komunës së Tearcës.


”Së pari, tre pikat kyçe paraqesin program që bazohet në nevojat e qytetarëve dhe janë të inkorporuar edhe ide të qytetarëve.

Nuk është një listë dëshirash, por një projekt i qartë dhe i realizueshëm që përmirëson jetën e banorëve të Komunës së Tearcës.

Përveç ekspertëve vendorë, kemi konsultuar edhe ekspertë të jashtëm dhe institute për zhvillim strategjik. Të gjitha këto dëshmojnë për vizionin dhe projektet që ne i shpalosim para qytetarëve si ofertë elektorale”, potencon Elezi.

Kandidati i PDSH-së, Ruhan Iljazi thotë se transparenca, përgjegjshmëria dhe zhvillimi ekonomik, janë tre pikat kryesore që e mbështet programin e tij politik.

”Transparenca, paraqet parim themelor për një qeverisje të mirë. Informatat në lidhje me punën e komunës do të jepen në kohë, do të jenë relevante, të plota dhe të sakta, me qëllim arritjen e punës efektive.

Përgjegjësia, ka të bëjë me llogaridhënien dhe arsyetimin e punës së organit administrativ para qytetarëve. Me ç’rast do të sigurohet respektimi i drejtësisë, barazisë, efikasitetit të administratës publike.

Zhvillimi. Me zhvillim do të mundësojmë ngritjen e kapaciteteve dhe rezultateve përfundimtare në infrastrukturë, ndërmarrësi, kapaciteteve prodhuese (fabrikat që funksionojnë në komunën tonë), arsim, shëndetesi, kulturë dhe ambient të pastër”, potencon Iljazi për Telegrafi Maqedoni.

Nevzad Veliu nga rradhët e Aleanca për Shqiptarët, vlerëson se pa transparencë nuk ka menaxhim të suksesshëm, sepse, sipas tij, llogaridhënia është shtylla ku do të vendoset besueshmëria në mes neve dhe banorëve.

‘Transparenca do të jetë mbi të gjitha. Do të angazhohem për një transparencë reale dhe jo në formë të fjalëve boshe dhe frazave të pakuptimtë. Do të insistojë që sektorët në Komunë të jenë sa më transparentë me qytetarët, edhe atë në disa drejtime. Aspekti i parë është llogaridhënia.

Unë së bashku me stafin e Komunës, për çdo vit paraprak do të insistoj të dal para qytetarëve, ashtu siç e kam kërkuar mbështetjen nga ata, poashtu të jap llogari financiare në lidhje me të hyrat dhe të dalurat e arkës së Komunë si dhe të gjitha mjetet që shkojnë në buxhetin e shtetit dhe i kthehen komunës në formë të bllok-dotacioneve. Këtë transparencë banorët e Komunës e kanë merituar edhe shumë herë më parë, prandaj edhe e kam obligim moral ta bëjë këtë.

Hapi i tretë, do të jetë inspektimi i gjendjes momentale të Komunës. Do të dal para qytetarëve me një raport një vjeçar por edhe plan katër vjeçar, në përputhje me kërkesat vitale siç janë kanalizimi, ujësjellësi, mbrojtja e ambientit dhe mbi të gjitha përmirësimi i sferës së arsimit”, shton më tej Veliu.

Kandidati dhe njëherit kryetari aktual i BDI-së në Komunën e Tearcës, Isen Asani, nuk është përgjigjur se cilët janë tre pikat kyçe që e dallojnë programin e tij politik nga kundërshtarët tjerë. /Emir Hamzai/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Lajme
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Lajme
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Shëndetësi
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Sociale
Kalo në kategori