LAJMI I FUNDIT:

Tahiri dhe Markusz bisedojnë për sundim të ligjit

Tahiri dhe Markusz bisedojnë për sundim të ligjit

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri takoi ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, me të cilin diskutuan për prioritetet dhe punën e Ministrisë së Drejtësisë.

Tahiri e falënderoi ambasadorin Markusz për bashkëpunimin e deritashëm, shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit mbi bazat e reciprocitetit dhe vullnetit të mirë, duke synuar që ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë, jo vetëm në fushën e sundimit të ligjit, por edhe në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe në ndarjen e përvojave të mira në procesin e integrimeve evropiane me Republikën e Hungarisë.

Me këtë rast  Tahiri, shprehu konsideratë të lartë dhe mikpritje  për vizitën e ministrit të Drejtësisë së Hungarisë  gjatë muajit nëntor të këtij viti. /Telegrafi/