LAJMI I FUNDIT:

Rama: Kuvendi me TV-në e vetë, jo më 25 kamera në sallë

Rama: Kuvendi  me TV-në e vetë, jo më 25 kamera në sallë

Kryeministri i Shqiperisë Edi Rama ka deklaruar se ndërprerja e sinjalit të transmetimit të punimeve të Kuvendit për disa media private është bërë pasi Parlamenti është një institucion që duhet të ketë organin e vetë mediatik.

“Si çdo shtet demokratik Kuvendi duhet të ketë televizionin e vetë, shërbimin e vetë publik për të gjithë të interesuarit që duan ta marrin si shërbim. Në çdo Parlament demokratik çdo shpjegim jepet nga televizioni i Kuvendit”, ka deklaruar Rama.

Për kryeministrin, s’është nevoja për 25 kamera në sallën e Kuvendit, por mjafton një regji televizive që ua jep aksesin të gjithë atyre që kanë dëshirë të transmetojnë të plotë apo të pjesshme çdo veprimtari të tij.


“Ligji që i imponon TVSH-së dhënien falas të veprimtarisë së Kuvendit është thjesht një adoptim në kushtet e demokracisë në një situatë komuniste. Kërkesa e TVSH për t’ua shitur apo për t’iu imponuar televizioneve private një faturë për sinjalin me logon e TVSH-së i takon së shkuarës. Të gjithë aktorët mediatikë mund të bëjnë diçka tjetër dhe jo të rrinë këtu”, ka shtuar Rama.

Akuzat e opozitës se në këtë mënyrë po u mbyllet goja mediave, kreu i qeverisë i ka cilësuar një komedi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
A janë shqetësuese kamerat kineze që do t'i vëzhgojnë zgjedhjet në Kosovë?

A janë shqetësuese kamerat kineze që do t'i vëzhgojnë zgjedhjet në Kosovë?

Lajme
Kalo në kategori