LAJMI I FUNDIT:

Zyra e Kryeministrit nuk i njeh ambasadorët në Kosovë (Foto)

Zyra e Kryeministrit nuk i njeh ambasadorët në Kosovë (Foto)

Zyra e Kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj ka lënë të nënkuptohet se nuk e di edhe aq mirë se kush janë ambasadorët e vendeve të huaja në Kosovë.

Në njoftimin që ka dërguar sot gjatë ditës kjo zyrë thuhet se kryeministri do të takohet me bizneset nga diaspora, përfaqësuesit e Odës Ekonomike Gjermane ku e pranishme do të jetë edhe ambasadorja gjermane, Angelika Viets, shkruan KlanKosova.

Por në fakt, Angelika Viets nuk është më në krye të këtij misioni në Kosovë.


Vendin e saj tashmë e ka zënë Christian Heldt.

Presidenti Hashim Thaçi ka pranuar të martën letrat kredenciale të ambasadorit të ri gjerman në Kosovë.

Duket se këtë gabim, zyra e Kryeministrit e pa shpejt dhe e përmirësoi atë, duke dërguar kështu edhe një njoftim tjetër, tashmë të përmirësuar me emrin e ambasadorit të ri gjerman.