LAJMI I FUNDIT:

Nëntë fakte për Korenë e Veriut – shtetin më bizar në botë

Nëntë fakte për Korenë e Veriut – shtetin më bizar në botë

BBC ka listuar nëntë fakte interesante që e përshkruajnë më së miri Korenë e Veriut – vendin më të izoluar në botë.

Rrëfime të ndryshme mbi Korenë e Veriut kemi pasur rastin të dëgjojmë dhe lexojmë, por këto fakte flasin shumë për mënyrën se si zhvillohet jeta brenda këtij vendi, që së fundmi është në qendër të vëmendjes së fuqive botërore, transmeton Telegrafi.

Dinastia kundër demokracisë


Kim Il-Sung ka themeluar Korenë e Veriut në vitin 1948 dhe prej atëherë dinastia e tij udhëheq me këtë vend, kurse pushteti është bartur nga babai tek i biri. Në të njëjtën periudhë, Koreja e Jugut është qeverisur nga gjashtë republika ku edhe ka pasur një revolucion dhe disa puqe, deri tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Në total ky vend është udhëhequr nga 12 presidentë.

Pakica ka telefon mobil

Në Korenë e Veriut që numëron 25 milionë banorë, vetëm tre milionë prej tyre posedojnë telefona mobil, derisa në Korenë e Jugut ka më shumë parapagues të telefonave mobil (51 milionë) sesa banorë. Në Korenë e Veriut ekziston vetëm një kompani që ofron mbulim të plotë të rrjetit sa i përket telefonisë mobile, dhe ajo është Koryolink. Gjithashtu, banorët e këtij vendi kanë qasje në internet “privat” i cili funksionon në gjithë vendin, kurse nga viti 2016 thuhet se janë regjistruar vetëm 28 domenë brenda Koresë së Veriut.

Koreja e Veriut është “më e shkurtë” sesa ajo e Jugut

Mund të tingëllojë si një mit urban, por hulumtimet e fundit kanë treguar se meshkujt e Koresë së Veriut janë për 3-8 centimetra më të shkurtër sesa ata të Koresë së Jugut. Ekspertët pretendojnë kjo nuk ka të bëjë asgjë me gjenetikën apo varfërinë.

Rrugët në Korenë e Veriut janë të këqija

Fotografitë e kryeqytetit të Koresë së Veriut, Phenian, shpesh tregojnë rrugët e gjera dhe të rregulluara mirë, por në periferi të këtij qyteti janë krejtësisht ndryshe. Sipas të dhënave të vitit 2006, nga 25.554 kilometra rrugë, vetëm tre për qind apo 724 kilometra janë të rregulluara siç duhet. Gjithashtu, vetëm 11 në njëmijë banorë posedojnë veturë, ndaj për këtë arsye linjat e autobusëve janë të mbingarkuara.

Varësia nga thëngjilli

Koreja e Veriut mbështetet kryesisht në eksportimin e thëngjillit për ta mbajtur gjallë ekonominë, por është e vështirë të matet vlera reale e tregut të thëngjillit në këtë vend, pasi që të dhënat vijnë nga vendet që importojnë thëngjillin. Më së shumti eksportohet në Kinë.

Më parë Koretë ishin shumë të ngjashme

Deri në vitin 1973, Koretë ishin pak a shumë të ngjashme, por më pas Koreja e Jugut zhvilloi një perandori industriale me kompani globale, siç është Samsung dhe Hyundai, kurse Koreja e Veriut stagnoi.

Fuqia ushtarake

Besohet se Koreja e Veriut ka ushtrinë e katërt më të madhe në botë, megjithëse renditet në vendin e 52-të sa i përket popullsisë. Në ushtri investohet shumë, kurse çdo mashkull duhet t’i nënshtrohet një lloj trajnimi ushtarak.

Banorët e Koresë së Jugut jetojnë më gjatë

Për shkak të disa periudhave të urisë gjatë viteve 1990 dhe mungesës së ushqimit, në Korenë e Veriut banorët jetojnë më pak – për të paktën 12 vite – për dallim nga Koreja e Jugut.

…por Koreja e Veriut ka më shumë bebe

Shkalla e lindjeve në Korenë e Jugut gjatë këtij viti është jashtëzakonisht e ulët, megjithëse vendi është duke luftuar që ta rrisë numrin e lindjeve. Janë shpenzuar mbi 70 miliardë dollarë në bonuse për fëmijë e paga më të mira dhe trajtime të fertilitetit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë
Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori