LAJMI I FUNDIT:

Rama: Shqipëria do ta mbështesë fuqishëm Kosovën në të gjitha fushat  

Rama: Shqipëria do ta mbështesë fuqishëm Kosovën në të gjitha fushat  

Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama kanë mbajtur një konferencë të përbashkët, ku kanë theksuar gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Kryeministri Edi Rama tha se ka ofruar gjithë mbështetjen e tij për planin qeverisës të Haradinajt dhe objektivat e tij, siç tha ambicioze që të fitohet koha e humbur në periudhën e fundit.

Rama tha se është shpresëplotë për një përshpejtim të agjendës së përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë.


Kryeministri tha se kanë rënë dakord për një sërë çështjes, si ajo e lirisë së lëvizjes, unifikimit të tregut, diplomacisë së përbashkët etj.

Ai tha se kontrollet në kufi do të jenë tepër të rralla, siç janë të rralla kontrollet në kufijtë e shteteve evropiane, raporton Telegrafi.

“Mbetet më e komplikuar lëvizja e lirë në kufi ku qytetarët e Shqipërisë e akoma me shumë qytetarët e Kosovës ndeshen në një mur absurd. Këtë mur duam bashkërisht ta shembin për të filluar vitin e ardhshëm një kufi asimetrik evropian. Nuk do të hiqen për fare kontrollet por do të jenë aq të rralla siç ndodh në kufijtë e BE së. Jemi dakorduar që unifikimi i tregut duhet t’i paraprijë si model unifikimit të tregut rajonal”, tha Rama.

Rama më tej tha se kanë rënë dakord edhe për unifikimin e tregut Kosovë-Shqipëri, si model pastaj për unifikimin e tregut rajonal.

Ai tha se Porti i Durrësit, është porti që duhet të kthehet në Doganë të përbashkët Kosovë-Shqipëri.

Kryeministri ka thënë se po ashtu duhet t’i jepet fund shpenzimeve të paarsyeshme të buxheteve të dy shteteve për të mbajtur selitë diplomatike e konsullore veç e veç. “Shqiptarët do të kenë një adresë”, tha ai.

Rama tha se e ka siguruar kryeministrin e Kosovës se Shqipëria është e gatshme të mbështesë të gjitha zgjidhjet që janë në favor të Kosovës.

Ai tha se diplomacia shqiptare ka qenë dhe do të jetë më aktive për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Rama ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Ai tha se Shqipëria e ka mbështetur dhe do ta mbështesë me të gjithë fuqinë dialogun ndërmjet Kosovës dhe Beogradit, duke qenë qartësisht në anën e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori