Kryetari i PD, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Rama se po kërkon të sabotojë procesin e vettingut që në hapin e parë të tij.
“Me urdhër të Edi Ramës, maxhoranca ka shkurtuar në komisionin parlamentar me pothuajse 40% kërkesat e Komisioneve të Vettingut. Edhe sot e dëgjuam Edi Ramën të justifikonte këtë si një akt gjoja për të mbrojtur paranë e taksapaguesit. Në fakt, është i njëjti Edi Ramë që e ka zgjidhur qesen dhe paguan më shumë personel në Kryeministri se ç’paguan Donald Trumpi në Shtëpinë e Bardhë”, ka deklaruar Basha në një prononcim për mediat.
Për kreun e opozitës, qindra-mijëra euro, ose milionë lekë të taksapaguesve shqiptarë hidhen ditë për ditë për të paguar njerëz që nuk i sjellin asnjë shërbim qytetarit; ndërsa për procesin më të rëndësishëm, që është procesi i reformimit të drejtësisë, nuk gjenden para për të mbështetur me këshilltarë organet e vettingut.
“Ky është një akt djallëzor sabotimi i reformës në drejtësi. Bëhet me një qëllim të caktuar: Pa ndihmën e duhur, pa këshilltarët që do të bëjnë të mundur një proces transparent, profesional dhe të shpejtë, vettingu do të kalojë në kalendat greke dhe do të mbetet në dorë të ekzekutivit, do të mbetet në dorë të Edi Ramës, të drejtorëve të Ramës, që ka qenë prej fillimit plani i tij”, ka thënë Basha.
Ai ka theksuar se, Edi Rama duhet të ndahet, ose me bandat, ose me drejtësinë. “Nuk mund të jetë edhe mbrojtësi dhe përfituesi i bandës së Elbasanit, bandave të Durrësit, bandave të Vlorës, bandave të Shkodrës dhe të Lezhes dhe nga ana tjetër të na dalë si kampioni i drejtësisë. Të dyja nuk rrinë në një vend. O me bandat, o me drejtësinë”, ka thënë Basha.
Duke shprehur mbështetjen për reformimin e drejtësisë, kreu i opozitës ka paralajmëruar se të enjten grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të propozojë në seancë plenare amandamentet për të rivendosur atë që kanë kërkuar organet e pavarura të vettingut. “Ne do të jemi në krah të organeve të pavarura të vettingut, që të kenë mbështetjen e plotë financiare dhe me personel dhe të mos jenë në mëshirën e një njeriu, i cili deri më sot, me fakte ka zgjedhur bandat dhe jo drejtësinë”, ka shtuar Basha.
Sa i takon reformës zgjedhore, Basha është shprehur i gatshëm të diskutojë me rivalin e tij politik, por ka theksuar se nuk është ky thelbi i problemit.
“Unë jam ulur e me siguri do të ulem edhe me pasardhësin e Edi Ramës. Por nuk është ky problemi. Problemi është a do të zgjidhim diçka dhe kjo varet tërësisht nga qëndrimi që Edi Rama do të mbajë ndaj procesit deformues të 25 qershorit”, ka shtuar Basha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë