LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Partnerët ndërkombëtarë e kanë dobësuar Kosovën në dialog me Serbinë (Video)

Haradinaj: Partnerët ndërkombëtarë e kanë dobësuar Kosovën në dialog me Serbinë (Video)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi në RTK se Kosova duhet të ketë diskutime të brendshme të hapura me shoqërinë civile dhe politikën për dialogun.

Sipas tij, duhet të ekzistojë një tryezë diskutimi e vazhdueshme ku për çdo temë të ketë diskutime, nëse jemi duke biseduar me fqinjët, pse të mos kemi diskutime të brendshme më të gjithë akterët. “Dialogu duhet të ndodh edhe pse historia është tragjike”.


Haradinaj tha se Kosova nuk guxon të ketë dialog vetëm për lidershipin, por dialogu duhet të bëhet edhe për popullin dhe dialogu i brendshëm është i rëndësishëm shumë.

Presidenti Hashim Thaçi, sipas tij, është në detyrë brenda kushtetutës, por duhet gjithsesi dialog i brendshëm.

Ai tha se partnerët ndërkombëtarë e kanë dobësuar Kosovën në dialog, kur dihet se Serbia ka ecur përpara në statusin e kandidatëve, ndërkaq Kosova ka ngecur në këtë drejtim. “Nuk mundesh të kesh dialog me një vend që njëri vazhdon me procese e tjetri të ngec. Partnerët ndërkombëtar duhet të na ndihmojnë në procese dhe në planin ndërkombëtar”.

Sa i përket ushtrisë së Kosovës, Haradinaj tha se është një mobilizim serioz që Kosova të anëtarësohet në NATO e që kjo doemos tregon se duhet të bëhet ushtria. Ai tha se anëtarësimi në NATO sjell edhe të mira tjera përfitime sociale etj.

Ndërkaq i pyetur për Listën Serbe se a do ta votojë ushtrinë, Haradinaj tha se nuk kanë diskutuar me ata për këtë çështje, po ashtu as për Asociacionin e Komunave. “Nuk kam fare marrëveshje të nënshkruara me Listën Serbe asnjë germë, por më kanë thënë se marrëveshjen e kanë bërë me mua se nuk do t’i gënjej”.

Sa i përket punës nga ana e punëtorëve që janë me kontratë, ai tha se do kërkojë me përpikëri t’i zbatojnë të gjitha rregullat dhe kërkesat e qytetarëve të realizohen. Haradinaj tha se nuk do të lejojë që ata për punën që thirren ta neglizhojnë atë.

Ai tha se sot ishte në policinë e Kosovës dhe ka kërkuar nga ata që të jenë të vëmendshëm, sepse nëse ndodh që në shkolla të arrijë droga pra te fëmijët, dikush do të japë llogari.

Sa i përket ministrit Rikallo, Haradinaj tha se ju ka drejtuar organeve kompetente të cilat nuk kanë gjetur asgjë sa i përket atij, pra sipas tij, kjo është bërë për motive tjera.

Ai tha se u tentua edhe me largimin e njerëzve nga Kosova, por nuk u arrit.

Për raportet me opozitën, Haradinaj tha se është i hapur me të gjithë dhe punën që bënë buron nga Kushtetuta e vendit dhe e zbaton atë, ku i raporton Kuvendit, presidentit dhe të gjithë ata që janë të hapur do të komunikoj me ta.

Sa i përket zgjedhjeve ai shkon vetëm në mbrëmje në takime të tilla dhe tha se nuk e shfrytëzon asnjë vetuar apo diçka shtetërore as ai asnjë punëtor tjetër në qeveri, ndërkaq beson se partia e tij do të ketë rritje.

Lidhur me çështjen e INTERPOL-it Haradinaj tha se për çdo çështje Kosova ka pasur Komision ndërministror, ndërkaq vetëm për INTERPOL-in nuk ka pasur, pra sipas tij, nuk ka ditur kush çka po ndodh dhe kjo është arsyeja që e ka shtyrë për vitin tjetër.

Haradinaj tregoi edhe për vizitën e tij në Shqipëri ku tha se do të shkojë në mëngjes dhe do të kthehet në mbrëmje dhe se në atë takim do të diskutohen shumë tema.

Në trend Lajme

Më shumë
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori