LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët kanë zbuluar sa i papastër është peshqiri juaj

Shkencëtarët kanë zbuluar sa i papastër është peshqiri juaj

Së fundmi shkencëtarët kanë sugjeruar se peshqirët e tualetit duhet t’i pastrojmë pas çdo tri apo katër përdorimeve – gjë të cilën shumica e njerëzve nuk arrijnë ta bëjnë.

Megjithatë, çfarë mund t’ju bind ta bëni këtë, është fakti se hulumtimet e reja kanë treguar se shumica e peshqirëve janë të ndotur me baktere të cilat shkaktojnë sëmundje të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Nëse peshqiri juaj nuk është pastruar për vetëm dy ditë, dhe e thani fytyrën me peshqirin e dorës, mundësitë janë se do të keni më shumë baktere E. Coli në fytyrë sesa nëse do ta futnit kokën në guaskën e tualetit.


Rreth 90 për qind të peshqirëve të tualetit janë të kontaminuar me baktere coliform, ndërsa rreth 14 për qind e peshqirëve përmbajnë bakteren E. Coli.

Në disa raste, shkencëtarët kanë gjetur në peshqir edhe gjurmë të bakteres salmonellës.

Peshqirët, sipas shkencëtarëve, janë vendi i përsosur për baktere sepse çdo herë që i përdorim ata ne transferojmë baktere natyrale të lëkurës në sipërfaqen e tyre, së bashku me çdo mikrob tjetër që mund ta kemi.  /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori