LAJMI I FUNDIT:

Ligji për amnisti nuk do të vlejë për Velija Ramkovskin

Ligji për amnisti nuk do të vlejë për Velija Ramkovskin

Ligji për amnisti me të cilin parashihet që të dënuarve t’u ulet dënimi për 30%, nuk do të vlejë për ish-pronarin e televizionit A1, Velija Ramkovski, por gjithashtu nuk do të vlejë edhe për disa tjerë të dënuar të cilët kanë kryer veprën penale “shoqata kriminale”.

Në propozim-ligjin për amnisti, i cili së pari duhet të futet në procedurë kuvendore, shkruan se amnistia nuk është e paraparë për personat të cilën janë dënuar për veprën penale “shoqata kriminale”. Ndërsa Ramkovski në rastin “Merimanga”, ishte i dënuar për këtë vepër penale, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ramkovski në mars të 2012 u dënua me 13 vite burg, ndërsa në vuajtjen e dënimit i numërohet edhe koha që ka qëndruar në paraburgim (dhjetor, 2010). Ramkovski tashmë ka vuajtur gjysmën e dënimit, ndërsa i kanë mbetur edhe gjashtë vite.

Nëse ligji për amnisti do ta përfshinte edhe Ramkovskin, ai do të vuante dënimin edhe për dy vite./Telegrafi/