LAJMI I FUNDIT:

LDK flet rreth “marrëveshjes” me PDK-në: Do t’ia shkurtojmë jetën Qeverisë së pazareve dhe kontrabanduesve

LDK flet rreth “marrëveshjes” me PDK-në: Do t’ia shkurtojmë jetën Qeverisë së pazareve dhe kontrabanduesve

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka falënderuar të gjithë qytetarët për besimin që po i jepni LDK-së dhe kandidatëve të LIDHJES me qytetarët e të gjitha komunave të vendit.

Ajo përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në asnjë rrethanë nuk do të bëjë marrëveshje me PDK-në.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës e kanë tashmë të qartë që LDK është partia e vetme në Kosovë që asnjëherë nuk është luhatur nga mbrojtja e interesave të shtetit dhe qytetarëve, dhe asnjëherë nuk është luhatur nga përkushtimi i saj për luftimin e krimit dhe korrupsionit, por edhe ruajtjes së miqësisë së përjetshme me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.


Sa herë që LDK-ja forcohet, oponentët tanë politikë lansojnë teori të rrejshme dhe konspirative kinse ne kemi marrëveshje të fshehta me PDK-në për bashkëqeverisje.

LDK-ja nuk është parti e klaneve dhe grupeve të interesit. LDK është parti me traditë që ka struktura të saj të fuqishme, vendimet e të cilave janë obligative për të gjithë ne”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Më tej në njoftim thuhet se Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka vendosur që në këtë mandat në asnjë rrethanë ne nuk hyjmë në bashkëqeverisje me PDK-në dhe këtë e kemi dëshmuar në Kuvendin e Kosovës.

“ I njoftojmë anëtarësinë e LDK-së dhe gjithë qytetarët e Kosovës, që të jenë të përgatitur dhe të mos bien pre e propagandës kundër LDK-së në ditët e ardhshme. Këto propaganda tregojnë frikën dhe tmerrin që kanë ata nga vullneti i qytetarëve për ndryshim dhe për dënimin e atyre që e kanë kapur shtetin dhe e kanë mbytur perspektivën për të rinjtë tanë, sikurse edhe të atyre që shërbehen me dhunë dhe propagandë ekstreme.

LDK-ja është e vendosur të fitojë zgjedhjet lokale në shumicën e komunave të Kosovës dhe t’ia shkurtojë jetën Qeverisë së pazareve dhe kontrabanduesve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Siguri
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin

Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin

Lajme
Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së

Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së

Lajme
Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së

Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së

Lajme
“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”

“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”

Lajme
Nominoi Feride Rushitin për Nobel për Paqe, deputeti suedez: Është një dritë shprese për drejtësinë në mbarë botën

Nominoi Feride Rushitin për Nobel për Paqe, deputeti suedez: Është një dritë shprese për drejtësinë në mbarë botën

Lajme
Kalo në kategori