Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thotë se prova iraniane e raketës së re balistike, tregon se marrëveshja madhore atomike është e diskutueshme dhe se Irani bashkëpunon me Korenë Veriore.
“Irani posa e ka testuar raketën balistike me kapacitet për të arritur në Izrael. Ata po ashtu, punojnë me Korenë Veriore. Nuk ka mbetur shumë nga marrëveshja që e kemi!” ka shkruar mbrëmë vonë në rrjetin Twitter presidenti Trump.
Irani e ka testuar raketën përkundër vërejtjeve nga Uashingtoni.
Transmetuesi shtetëror iranian, IRIB, ka dhënë pamje të lansimit të raketës, Khorramshahr, që së pari ishte zbuluar në paradën ushtarake të profilit të lartë para dy ditësh, me të cilën është shënuar lufta e viteve të 80-ta ndërmjet Iranit dhe Irakut.
“Kjo është raketa e tretë iraniane me rreze të veprimit prej 2 mijë kilometrash”, u tha në raportin e transmetuesit.
Televizioni shtetëror iranian nuk tha se kur ishte kryer testi, megjithëqë zyrtarët iranianë thanë para dy ditësh se ajo do të provohej “së shpejti”.
Gjatë paradës ushtarake, presidenti i Iranit, Hassan Rohani, tha se Teherani do ta vazhdoj programin e vet raketor dhe do t’i forcoj kapacitetet ushtarake iraniane, përkundër kërkesës së presidentit amerikan, Donald Trump, që Irani ta ndal zhvillimin e “raketave të rrezikshme”.
Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 19 shtator, presidenti amerikan, Donald Trump, e ka akuzuar Iranin për mbështetje të terroristëve, ndërsa qeverinë iraniane e ka vlerësuar se është “diktaturë e korruptuar”.
Trump, po ashtu, ka kërkuar qëndrim më të ashpër kundër Iranit nga shtetet e tjera anëtare të Kombeve të Bashkuara, duke thënë se “ne nuk mund ta lejojmë regjimin vrasës të vazhdojë me aktivitete destabilizuese, derisa prodhon raketa të rrezikshme”.
Duke iu referuar marrëveshjes atomike të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, në vitin 2015, Trump tha se Uashingtoni “nuk mund ta respektoj një marrëveshje, e cila shfrytëzohet si mbulesë për ndërtimin eventual të programit atomik”.
Në fjalimin e tij një ditë më vonë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti iranian, Hassan Rohani, u është përgjigjur komenteve të Trumpit, derisa fjalimin e presidentit amerikan e ka vlerësuar si “injorant, absurd dhe retorikë urrejtëse”, transmeton REL.
Rohani tha se Irani nuk do të jetë pala e parë që do ta shkelte marrëveshjen atomike.
Nuk është e qartë nëse zoti Trump e ka marrë vendimin përfundimtar për të vazhduar të veproj në harmoni me marrëveshjen atomike me Teheranin, sipas së cilës Irani është pajtuar për t’i kufizuar aktivitetet e veta bërthamore, në këmbim për tërheqjen e sanksioneve ndërkombëtare.
Administrata e Trumpit dy herë ka certifikuar se Irani po bashkëpunon me marrëveshjen, duke i respektuar obligimet e veta të parapara me këtë dokument.
Por, administrata amerikane, po ashtu, ka thënë se programi raketor iranian paraqet shkelje të frymës së marrëveshjes atomike.
Pritet që më 15 tetor, Uashingtoni do të shpall nëse konsideron se Irani ende po e respekton marrëveshjen.
Nënshkruesit e tjerë të kësaj marrëveshjeje janë Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania.
Uashingtoni ka imponuar sanksione të njëanshme kundër Iranit, duke thënë se testet e raketave balistike paraqesin shkelje të rezolutës së OKB-së, me të cilën mbështetet marrëveshja atomike dhe i bën thirrje Iranit që të mos ndërmerr aktivitete të ndërlidhura me raketa balistike, me kapacitet për të bartur armatim atomik.
Irani këmbëngul se programi i tij raketor nuk paraqet shkelje të rezolutës së OKB-së, pasi raketat nuk janë të parapara për bartje të armatimit atomik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët
Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj