LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Të bëhet nivelizimi i pagave sipas kategorive në Polici

Haradinaj: Të bëhet nivelizimi i pagave sipas kategorive në Polici

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj priti kryetarin e Sindikatës  së Policisë së Kosovës, Shaban Tashollin me bashkëpunëtorët, të cilët e uruan atë për detyrën duke i ofruar bashkëpunim në agjendën shtetërore.

Gjatë takimit kryeministri u interesua për kushtet e punës së policëve, si një nga shtyllat e sigurisë së qytetarëve, duke u premtuar sindikalistëve të policisë kosovare se do të punojë ngushtë me ta për përmirësimin jo vetëm të kushteve të punës dhe ngritjen e mirëqenies së policëve, por edhe për të avancuar dhe plotësuar legjislacionin për Policinë e Kosovës.

Në këtë takim, anëtarët e Sindikatës së Policisë e njoftuan kryeministrin Haradinaj me sfidat që e presin PK, njëherësh ata shtruan edhe kërkesat e tyre, që kanë të bëjnë me sigurimet shëndetësore si dhe Ligjin për Pensionimin e zyrtarëve policor të Kosovës.


Kryeministri Haradinaj shfaqi interesim për avancimin e kushteve të punës dhe atyre jetësore të policëve, duke u zotuar se do të ndërmarrë tërë atë që është në kompetencat e tij dhe të Qeverisë që udhëheq edhe për sa i përket nivelizimit të pagave sipas kategorive, duke marrë për bazë Ligjin për FSK-në, si dhe rreth lehtësirave për strehim e banim, për fjetoret për ata që presin të marrin detyrën me ndërrime, në stacionet e mëdha të policisë kosovare dhe çështje të tjera.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori