LAJMI I FUNDIT:

Hasi “shqiptarizon” Olympiacosin, merr dy talente të kombëtares

Hasi “shqiptarizon” Olympiacosin, merr dy talente të kombëtares

Dy talente të Kombëtareve U-17 dhe U-19 të Shqipërisë janë zyrtarisht pjesë e klubit gjigant grek, Olympiacos.

Bëhet fjalë për sulmuesin 16-vjeçar, Emiljano Bullari dhe mesfushorin 17-vjeçar, Rezart Rama, të cilët kanë nënshkruar vetëm pak ditë më parë kontrata afatgjata me Olympiacosin.

Mediat greke i kanë bërë një jehonë të madhe lajmit për zyrtarizimin e dy shqiptarëve, për më tepër që vetë Olympiacosin e drejton Besnik Hasi, një ish-kapiten i kuqezinjve. Veçanërisht gazetat helene janë marrë me qendërsulmuesin Bullari, i cili ka vendosur një rekord në historinë e klubit.


Për transferimet e bujshme ka folur ekskluzivisht për “Panorama Sport” agjenti Angjelos Veizi, i cili është shqiptar dhe prej vitesh punon për transferimin e lojtarëve të talentuar kuqezi te klubi më i madh grek. “Bullari është vetëm 16 vjeç dhe firmosi si profesionist te skuadra e parë e Olympiacosit, duke thyer një rekord si më i riu në historinë e klubit.

Ai është gjithashtu kapiten i Kombëtares U-17 të Shqipërisë dhe ka një të ardhme të ndritur. Stafi teknik, me në krye Besnik Hasin, e pëlqejnë shumë Bullarin.

Gjithashtu, një tjetër lojtar që ka firmosur me Olympiacosin është Rezart Rama. Bëhet fjalë për një 17- vjeçar që luan si qendërmbrojtës dhe mesfushor shkatërrues. Rama është pjesë e Kombëtares U-19 të drejtuar nga Bogdani, ndërsa mban edhe shiritin e kapitenit. Bullari dhe Rama janë talente që shumë shpejt do të shpërthejnë tek Olympiacosi”, tregon Veizi për gazetën. Bullari është pjesë e akademisë së klubit grek që prej vitit 2015, ndërsa Rama ka qenë me grupmoshat e Olimpiakosit që në 2012-ën. Pas shpërthimit të tyre, drejtuesit vendosën të nënshkruajnë kontrata.

Gjatë muajit të kaluar, pjesë e Olympiacosit është bërë edhe mesfushori 15- vjeçar shqiptar, Renild Kasemi. Tashmë mbetet për t’u parë se kur do t’u vijë shansi talenteve shqiptare për të debutuar me ekipin e parë grekë .

Ndërkohë, nga ekipi nuk ka vetëm afrime shqiptarësh, por edhe largime. Kështu, mbrojtësi i Kombëtares U-19, Stefan Abara, është larguar drejt Panahaiqisë së Patrës, ku dy dekada më parë ka shkëlqyer ish-mbrojtësi Altin Haxhi.

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen mundësitë e Kosovës dhe kombëtareve tjera për të kaluar në Ligën B

Zbulohen mundësitë e Kosovës dhe kombëtareve tjera për të kaluar në Ligën B

Përfaqësuesja e Kosovës
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve

Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor

"Kosova kundërshtar i vështirë, por duam të qëndrojmë në Ligën B" - përzgjedhësi i Islandës flet pas shortit

Përfaqësueset
Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Përfaqësueset
Kalo në kategori