LAJMI I FUNDIT:

Drenori, Lladrovcit: Ishim pjesë e PDK-së, e ti ishe pjesë e AAK-së (Video)

Drenori, Lladrovcit: Ishim pjesë e PDK-së, e ti ishe pjesë e AAK-së (Video)

Në kuadër të ciklitit të debateve – për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor – sonte në “Debat D” të RTV Dukagjinit, temë diskutimi do të jetë Drenasi.

Pjesëmarrësi në këtë debat, Xhavit Drenori – që është kandidat i Vizionit për Drenasin për kryetar të Drenasit – rikujton se Ramiz Lladrovci ishte dikur pjesë e AAK-së.


“Nuk kam asgjë kundër Lladrovcit, po ai është pjesë e pazareve që të bëhet kryetar pa fije njohurie rreth qeverisjes lokale”, thotë ai, duke shtuar se kryetari i tashëm i Drenasit nuk mund ta çrrënjosë korrupsionin.

Drenasi përmend CV-në e Lladrovcit, si kundërpërgjigje ndaj pohimeve se kundërkandidatët e Lladrovcit ishin pjesë e PDK-së. /Telegrafi/