LAJMI I FUNDIT:

Plenumi i mësimdhënësve në Maqedoni, ankohet për Sindikatën për Arsim

Plenumi i mësimdhënësve në Maqedoni, ankohet për Sindikatën për Arsim

Plenumi i mësimdhënësve ka dorëzuar nismë para Gjykatës Kushtetuese për analizimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së neneve 13 dhe 14 të Statutit të Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK).

Plenumi i mësimdhënësve pretendon se këto nene janë antiligjore pasi i pamundëson anëtarëve të SASHK-ut që të mos mund të largohen nga sindikata në afat prej 3 vjetëve. Me këtë sipas Plenumit, SASHK-u manifeston frikë nga ikja e anëtarëve andaj edhe kanë vendosur nene kufizuese për ti mbajtur anëtarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Nga plenumi i mësimdhënësve gjithashtu akuzojnë SASHK-un për jotransparencë që ka çuar në humbjen e besimit të anëtarësisë.

Plenumi vlerëson se kjo bëhet që të pamundësohet dalja nga SASHK i numrit gjithnjë e më të madh të anëtarëve të cilët janë të pakënaqur nga Jakim Nedelkov dhe kryetari i nderit Dojçin Cvetanovski të cilët në mënyrë jo transparente i kanë shpenzuar paratë, si dhe nga mënyra si e kanë menaxhuar grevën e mësimdhënësve para dy viteve.

Nga SASHK-u thanë se pas nismës se Plenumit qëndrojnë struktura të caktuara por pa saktësuar se për ç’farë bëhet fjalë. Jakim Nedellkov tha se SASHK-u jep llogari vetëm para anëtarësisë së vet./Telegrafi/